⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.79 ▼0.24%
ARI 4,459 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,180 ▼ -2.77% ETH $1,831 ▼ -3.3% XRP $1.2126 ▼ -0.38% SOL $72.2500 ▼ -3.63%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.79 ▼0.24 % ARI 4,459 ▼0.18 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.79 ▼0.24 % ARI 4,459 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Fitore juridike për FFK-në: CAS konfirmon vendimin për moslicencimin e FC Prishtinës





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 3, 2026

Fitore juridike për FFK-në: CAS konfirmon vendimin për moslicencimin e FC Prishtinës


Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (Court of Arbitration for Sport –CAS) ka vendosur në favor të Federatës së Futbollit të Kosovës në çështjen e iniciuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (GJAS) në rastin e FC Prishtina. CAS ka vërtetuar si të drejtë vendimin e FFK-së për moslicencimin e FC Prishtina për edicionin garues 2023/24 për garat evropiane, duke i dhënë legjitimitet të plotë veprimeve të saj në përputhje me rregulloret në fuqi. Me këtë rast, CAS ka konfirmuar qartë se FFK-ja nuk i nënshtrohet juridiksionit të GJAS-it, duke konfirmuar në këtë mënyrë autonominë dhe pavarësinë e saj si organi më i lartë i futbollit në vend. Në pikën 186 të vendimit, Paneli thekson që nga provat e paraqitura në seancë rezulton se nuk ka pasur kundërshtime lidhur me faktin që FC Prishtina ishte trajnuar për procesin e licencimit nga menaxheri i licencimit të FFK-së, Bajram Shala dhe ishte njoftuar qartë e me kohë se shkalla e tretë e ankesës ishte në CAS në Zvicër. Për më tepër, klubi duhej të kishte marrë në konsideratë edhe statutin e FFK-së dhe Rregulloren e UEFA-s për licencimin e klubeve, i cili thekson se, në rast se një federatë anëtare ka të përcaktuar një tribunal arbitrazhi, atëherë është pikërisht ky organ që vendos mbi juridiksionin e sistemit të licencimit të klubeve. Ndërsa më tej në vendim saktësohet që, Statuti i FFK-së përcakton organin kompetent për çështjet e licencimit në Nenin 58. Ndërkohë, interpretimi i kombinuar i Nenit 67.1 me Nenin 58, e bën të qartë se vendimet e Organit të Apelit për Licencim mund të kundërshtohen vetëm në CAS në Lozanë, sipas dispozitave statutore. Duke marrë parasysh edhe përkufizimin statutor të CAS-it me seli në Lozanë, rezulton se organi kompetent ishte CAS-i në Zvicër dhe jo GJAS në Kosovë. Në përfundim të vendimit, Paneli vlerëson se GJAS nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar ankesën kundër vendimit të shkallës së dytë. Ky vendim i CAS-it, përtej një fitoreje juridike, përbën një dëshmi të fuqishme të pozitës ndërkombëtare të FFK-së dhe të respektimit të standardeve të organizimit të futbollit sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s. Në thelb, CAS ka riafirmuar parimin se federatat kombëtare të futbollit gëzojnë autonomi të plotë në vendimmarrje dhe nuk mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve apo juridiksioneve të jashtme që cenojnë këtë pavarësi. Triumfi i FFK-së në këtë rast është gjithashtu një mesazh i fuqishëm për të gjitha palët e përfshira në futbollin kosovar se respektimi i hierarkisë institucionale dhe i rregullave ndërkombëtare është i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sportit. Ky vendim njëherësh forcon besimin në institucionet e futbollit dhe krijon një precedent të rëndësishëm për të ardhmen, si një hap përpara drejt konsolidimit të sistemit të futbollit në Kosovë, ku ligji sportiv, autonomia institucionale dhe standardet ndërkombëtare janë të padiskutueshme. FFK-ja del nga ky proces më e fortë, më e qartë në kompetencat e saj dhe më e vendosur për të mbrojtur integritetin e futbollit në vend, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha klubet anëtare. Federata e Futbollit të Kosovës i shpreh mirënjohje përfaqësuesit të saj ligjor, Fis Murati, për punën dhe profesionalizmin e treguar në këtë proces.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.