🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.10 ▲2.24%
ARI 4,423 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,211 ▲ +3.94% ETH $2,160 ▲ +5.52% XRP $1.4187 ▲ +3.37% SOL $91.7900 ▲ +6.75%
S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 % S&P 500 DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.10 ▲2.24 % ARI 4,423 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Bilanci i protestës në Athinë: 44 të plagosur, 25 policë

Policia greke ka bërë bilancin e personave të plagosur dhe të shoqëruar si pasojë e protestës së dhunshme që u zhvillua gjatë ditës së djeshme përballë parlamentit grek në Athinë. Sipas policisë greke 44 persona kanë mbetur të plagosur, 25 prej të cilëve policë si pasojë e përplasjes mes policisë dhe protestuesve në sheshin ‘Sintagma’.

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona. Rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar sot para parlamentit grek, pasi kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.