☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,765 ▼0.24%
DOW 47,366 ▼0.71%
NASDAQ 22,688 ▼0.04%
NAFTA 86.72 ▲3.92%
ARI 5,178 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,604 ▼ -0.03% ETH $2,062 ▼ -0.06% XRP $1.3915 ▼ -1.31% SOL $86.9700 ▼ -0.93%
S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 % S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Binjakëzim të shkollave profesionale mes Shqipërisë dhe Finlandës

Mundësia e fillimit të binjakëzimit të shkollave profesionale mes Shqipërisë dhe Finlandës, si një mundësi për shkëmbimin e ekperiencave mësimore me një  nga vendet me sistemin arsimor më të zhvilluar në botë, ishte në fokus të takimit mes Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe Ambasadorit të Finlandës,  Pauli Antero Mäkelä.

Në këtë takim, Klosi bëri një panoramë të reformave të ndërrmarra nga Ministria e Mirëqëniës Sociale dhe Rinisë, ku u ndal veçanërisht tek reforma  e Arsimit dhe Formimit Profesional.

Në këtë drejtim, Ministri Klosi e njohu ambasadorin Mäkelä me prioritetin e dikasterit që drejton, për dyfishimin e diplomave të Arsimit dhe Formimit Profesional, si dhe me fushatën e nisur për promovimin e tij në të gjithë vendin.

Ambasadori Mäkelä e përgëzoi dhe mbështeti nismën e MMRS – së për ta renditur arsimin profesional në prioritetet e punës së kësaj ministrie.  IMG_0433

Mes Z. Klosi dhe z.Mäkelä u nda pikëpamja se zhvillimi i Arsimit dhe Formimit Profesional, është rruga e duhur për zhvillimin e tregut të punës dhe zhvillimin e mëtejshëm  dhe të qëndrueshëm të vendit.

Në takim u diskutua gjithashtu për politikat sociale, reformat për mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive shoqërore më vuneralabël, masat ligjore dhe financiare që po ndërrmerr MMRS në këtë drejtim.

Mes tyre u diskutua edhe për një vizitë të ardhshme të ministrit Blendi Klosi në Finlandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.