Bota

Birmani, betohet Presidenti i ri. I pari i zgjedhur nga populli

Presidenti i ri i Birmanisë mori zyrtarisht mandatin, duke u bërë udhëheqësi i parë i zgjedhur në më shumë se 50 vite. Htin Kyaë, nga “Liga Kombëtare për Demokracinë”, zëvendëson Thein Sein, i cili implementoi një varg reformash gjatë 5 viteve në pushtet.

Kryetarja e partisë, Aung San Suu Kyi, së cilës i ndalohet kandidimi për Presidencën, ka thënë se do të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisje. Betimi i presidentit të ri, gjatë një sesioni parlamentar në kryeqytetin Nay Pyi Taë, përfundon tranzicionin, që nisi pasi “Liga Kombëtare për Demokracinë” fitoi zgjedhjet në muajin nëntor. Htin Kyaë, 69-vjeçar, tha se do t’i qëndronte besnik popullit të Birmanisë.

Edhe zëvendëspresidentët Henry Van Thio dhe Myint Sëe u betuan, bashkë me ministrat e kabinetit të ri, shumica e të cilëve i përkasin partisë së San Su Ki. Kjo e fundit do të mbajë postin e ministres së Zyrës Presidenciale dhe do të kujdeset gjithashtu për Punët e Jashtme, Arsimin dhe Energjinë. Por, 3 ministritë kyçe, ajo e Mbrojtjes, e Brendshmja dhe ajo për Çështjet Kufitare do të jenë në duart e ushtrisë, e cila do të emërojë të zgjedhurit e saj.

Në një fjalim të shkurtër, udhëheqësi i ri përmendi nevojën për një armëpushim mbarëkombëtar në radhën e sfidave, me të cilat përballet vendi. Prej dekadash, qeveria është angazhuar në konflikte të armatosura me grupe etnike. Ai foli gjithashtu për Kushtetutën, që – siç tha, – duhet të përputhet me vlerat moderne demokratike.

Gjatë fushtatës elektorale, “Liga Kombëtare për Demokracinë” shprehu qëllimin për të ndryshuar Kushtetutën dhe, sipas korrespondentëve, kjo është ndoshta çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet e partisë në pushtet me ushtrinë, e cila mban 25 për qind të vendeve në Parlament. Kjo nënkutpon se, ushtria gëzon të drejtën për të vënë veton ndaj çdo ndryshimi kushtetues, që për t’u miratur kërkon mbi 75 për qind të votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button