Europa

Bismarcku – një mit gjerman

Ai ishte figura qendrore politike e shekullit të 19-të dhe themelues i Perandorisë Gjermane më 1871.

Ai ishte konservator dhe modern njëkohësisht. Për të ka debate deri sot. Otto von Bismarck lindi 200 vjet më parë.

Gjithmonë i shoqëruar me debate

bismarku1

Atë e përmendin me të njëjtin vlerësim si Johann Sebastian Bachun, Martin Lutherin dhe Johann Wolfgang von Goethe-n. Megjithatë: veçanërisht pas 1945-ës pati debate të mëdha për rolin e Bismarckut në historinë gjermane. “Në të vërtetë, talenti i tij i madh ishte diplomacia e lartë dhe ruajtja e masës”, shkruan biografi i Bismarck-ut, Hans-Christof Kraus.

bismarku2
Shpallja e Perandorisë Gjermane

Bismarck-u në kulmin e karrierës politike. Shumë simbolikë përmban kjo tabllo në vaj e Anton von Werner. Në shpalljen Perandor të Wilhelm-it I, në qendër është themeluesi i Perandorisë. Pikërisht në sallën me pasqyra të Versajës shpallet Perandoria (Rajhu) Gjerman. Raporti me Francën mbetet për një kohë të gjatë i tensionuar.

bismarku3
Otto në gur

Në të gjithë botën ka më shumë se 10.000 vende të lidhura me Bismarckun. Vetëm në Gjermani janë regjistruar më shumë se 700 rrugë me emrin Bismarck. Atyre u shtohen edhe 146 kulla Bismarck dhe 97 monumente, në kujtim të themeluesit të Rajhut. Në Gelsenkirchen madje emrin e tij e mban një lagje.

bismarku4
Diplomati

“Baza e vetme e shëndetshme e një shteti të madh, dhe këtu ai dallohet thelbësisht nga një shtet i vogël, është egoizmi shtetëror dhe jo romantika, dhe nuk është në dinjitetin e një shteti të madh, të grindet për një gjë, e cila nuk bën pjesë në interesat e tij”. (nga fjalimi i parë i Bismarckut në Parlament, më 1850.)

Modernizuesi i shtetit

bismarku5

Bismarcku konsiderohet si themeluesi i sigurimeve sociale. Që në vitin 1883 në Rajh ekziston sigurimi shëndetësor, një vit më vonë sigurimi ndaj aksidenteve dhe prej vitit 1889 kemi sigurimin e papunësisë dhe të invaliditetit. Parimi i financimit të barabartë nga punëdhënësi dhe punëmarrësi vlen deri sot dhe është përvetësuar nga shumë shtete.

bismarku6
Pensionisti politik

Ai ishte junker nga fshati dhe mbeti i tillë edhe kur doli politikisht në pension (fotografi e 6 korrikut 1891). I hidhëruar për fundin e detyruar të drejtimit prej tij të kancelarisë, prej asaj kohe ai ndenji në pronën e tij Friedrichsruh pranë Hamburgut. Ai shkroi kujtimet dhe megjithatë nuk hoqi dorë nga përzierja në politikë.

bismarku7
“Piloti largohet nga bordi”

Një gazetë angleze e karakterizoi me saktësi shkarkimin e Bismarckut dhe raportin e tij të shkatërruar me Perandorin Wilhelm II. Nga lart atë e vështron i painteresuar Perandori i ri. Përkthimi në gjermanisht i fjalëve nga anglishtja që atëherë nuk qe korrekt: “Piloti largohet nga bordi”.

bismarku8
Një skandal i hershëm mediatik

30 korriku 1898, dita kur vdiq Bismarcku, është edhe dita e një akti jo etik: dy fotografë i afrohen shtratit të vdekjes, e drejtojnë me jastëkë nën kokë pjesën e sipërme të trupit të kufomës dhe shkrepin aparatin. Fotografia me blic kthehet në skandal mediatik, fotografët i arrestojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button