Politika

“Biznesi i vogël 400 dollarë për person, nga 400 dollarë edhe ata që kanë humbur punën”/ Rama prezanton risitë e Paketës së re ekonomike

“? PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE

• 100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT

NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË?

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit?”, shkruan Rama në facebook.

Pjesë nga fjala e Ramës

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve, individë, familjeve ku thashë, përfshihen të gjithë ata që janë në biznesin e vogël e që nuk bënin pjesë në paketën e parë, ne do vëmë në dispozicion 40 milionë dollarë, 4 miliard lekë dhe çdo individi në këtë kategori do ti japim 400 mijë lekë apo 400 dollarë.

Po kështu për punonjësit që e kanë humbur punën në bizneset private, 66 mijë individë do të vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë ose 26 milionë e 400 mijë dollarë dhe edhe ata do të marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për goditjen që ka marrë turizmi. Për turizmin, po edhe për industrinë fason dhe për të gjithë bizneset prodhuese, Paketa e Zgjeruar ka një instrument të ri financiar, që do të krijojë kapital qarkullues të konsiderueshëm në këtë sektor, por përpara se sa të vijmë tek ky instrument, dua të shtoj se në listës e individëve që do të ndihmohen drejtpërdrejtë janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit që dhe ata do marrin 400 mijë lekë dhe këtu bëhet fjalë për 4 milion dollarë të tjera. Pra në total, paketa e zgjeruar adreson nevojën për pak frymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve dhe në total, 70 milionë dollarë. Është shumë shumë e konsiderueshme e cila ju shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme sot të ndjehen të mbështetur dhe ne nuk i lëmë vetëm, natyrisht duke i kërkuar njëkohësisht të vazhdojnë rezistencën dhe të respektojnë deri në fund rregullat me të cilat ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë.

Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe bizneset prodhuese, është një tjetër garanci sovrane prej 150 milionë USD, i cili do të vihet në dispozicion por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh edhe nevojën e sektorëve. Dhe duke u kthyer tek instrumenti i mëparshëm i garancisë, ne kemi vendosur sepse mund ta bëjmë sot, nuk e bënim dot dje, gjithmonë duke parë dinamikën, duke parë mundësitë, gjithmonë duke parashikuar qëndrueshmëri për nesër sepse nëse do na thoshte dikush lufta mbaron nesër paketat do ishin ndryshe. Pra në instrumentin e parë të garancisë, ne kemi vendosur që qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë.

Po ashtu, Paketa e Zgjeruar përcakton se për të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe kompanive publike si edhe kompanive të zinxhirit të furnizimit me mallra esenciale që kanë pasur një volum normal madje të rritur në këtë periudhë, pagesat e kësteve të tatim – fitimit do të mund ti bëjnë pas datës 30 shtator. Ndërsa për turizmin, fasonët, call-centerat dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lek në vit ose 140 mijë dollarë, këto pagesa shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, pagesat e kësteve të tatim fitimit.

Shlyerja e pagesave do të bëhet, në mënyrë proporcionale. Kjo Paketë e Zgjeruar, do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill.

E fundit, por jo për nga rëndësia, disa fjalë për bashkëqytetarët e mbetur dhe më të drejtë të shqetësuar, jashtë kufijve. U kërkoj të gjithë atyre një ndjesë të sinqertë të madhe, sepse e marr me mend, më dhemb mundimi i tyre i pazakontë në kushtet e pamundësisë për ty kthyer në atdhe, në shtëpinë e tyre e njëkohësisht u them turp, shumë turp, të gjithë të tjerëve që luajnë patriotash e demokratash me këtë hall të madh të njerëzve! Turp, sepse të luash patriotash e demokratash, të flasësh për bij të shqipes që i janë prerë krahët nga diktatura e Tiranës apo për mohimin e të drejtës elementare të lëvizjes drejt shtëpisë kur ne kemi marrë këtë masë ekstreme e të tjera masa ekstreme pikërisht për të qenë këtu ku jemi sot në raport me një armik të padukshëm që do të na kishte grirë nëse nuk do merrnim këto masa, do të thotë të nxisësh infektimin masiv të popullit e të ndjellësh katastrofën humanitare, të cilën edhe falë sakrificës së atyre mijëra shqiptarëve që janë jashtë kufijve e që vuajnë pamundësinë e kthimit në shtëpi, ne kemi arritur ta pengojmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button