☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,755 ▲ +0.54% ETH $2,158 ▲ +0.74% XRP $1.4444 ▲ +0.17% SOL $90.1200 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bllokohen eksportet e naftës. Prokuroria mbyll “Petroliferën” pas ndotjes së detit

Mbyllja e “Petroliferës” pas derdhjes së naftës në Zvërnec ka sjellë dhe një pasojë tjetër jo të vogël ekonomike, duke çuar në bllokimin e plotë të eksporteve të naftës nga Shqipëria.

Përveçse terminali më i madh, “Petrolifera” është edhe porta kryesore e eksporteve të naftës për shkak të avantazheve jo vetëm logjistike, por edhe në kosto, të cilat burojnë nga afërsia e këtij terminali me vendburimet më të mëdha të naftës në vend.

Por një javë më parë, pikërisht gjatë ngarkimit të një anijeje me naftë bruto, pati një incident që përfundoi me derdhjen e naftës në det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare në plazhin e Zvërnecit.

Menjëherë pas ngjarjes, terminali është bllokuar nga Prokuroria, e cila është duke kryer procedurat hetimore. Por bllokimi ka çuar edhe në pezullimin e eksporteve të naftës.

Shqipëria eksporton rreth 20 mijë fuçi naftë bruto në ditë. Eksportuesit më të mëdhenj të naftës thonë se, aktualisht të gjithë sasinë e prodhuar janë duke e magazinuar në depozitat e karburanteve. Por, sipas tyre, kjo situatë nuk mund të vazhdojë edhe për shumë ditë, për shkak se po mbarojnë kapacitetet magazinuese.

Sipas tyre, nëse situata nuk zhbllokohet, brenda pak ditësh ata do të fillojnë të ulin prodhimin e naftës në vend, deri në ndalimin e plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.