Politika

Blushi flet për referendumin: Po na tall Europa, kutitë janë mbushur me vota

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS në lidhje me referendumin e mbajtur brenda partisë.

Duke folur për gazetarët jashtë selisë së PS, Blushi u shpreh se në referendum ka patur një pjesëmarrjes të ulët dhe kutitë janë mbushur me vota.

Deputeti shtoi gjithashtu se të gjitha këto zhvillime brenda PS po bëhen objekt tallje nga Evropa.

“Gjithçka ishte shumë qesharake. Standardi që në krijuam duke hequr të drejtën e kandidimit është qesharak”, ka thënë Blushi. Sipas tij, ky ishte një referendum për t’i hequr atij të drejtën e kandidimit.

“Sot, ende nuk ka një rezultat për referendumin”, ka thënë më tej Blushi. Deputeti ka paralajmëruar më tej se do të nisë një seri takimesh me shqipëtarët e pakënaqur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button