Politika

Blushi: Koalicioni PS-LSI ka rënë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi deklaroi në seancën plenare se “koalicioni PS-LSI ka rënë”.

Duke iu referuar letrës së djeshme të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve, Blushi tha: “Po ndryshoni afatet zgjedhore me një copë letër. Nëse KQZ-ja e pranon kërkesën, do të thotë që ka rënë. Nëse shkelet 18 prilli, pse mos të shkelet 18 qershori? Thoni që po i jepni PD-së kohë, por e keni bërë për të fituar kohë për fatin e koalicionit PS-LSI”.

“Ky koalicion ka rënë. Sot nuk kemi koalicion. Një palë u çmend dhe u fut në çadër, ndërsa pala tjetër shkel 18 prillin. Nuk ka më 18 prill 2017, skadoi dhe koalicioni mbaroi”, shtoi Blushi.

Më tej, Blushi shtoi se kjo krizë politike mund të çojë në mijëra vende pune të humbura dhe në një krizë të thellë të popullit.

Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla tha se kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve është bërë në bazë të “dëshirës që edhe në tunelin e çadrës ku ka hyrë PD-ja, t’i mundësohet një vrimë daljeje për tu regjistruar në zgjedhje”.

“KQZ-ja i ka të gjitha mundësitë që të mundësojë deri në datë 29 regjistrimin e PD-së dhe partive të tjera opozitare”, tha Balla.

Related Articles

Nje koment

  1. Blushi.Ti je hajdut.pse nuk flet nje fjale per hajduterine shqipetare te kopese te fatos nano,ilir meta,sali berisha,lulezim basha dhe te PD?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button