☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.59 ▲2.24%
ARI 5,040 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,122 ▲ +0.18% ETH $2,307 ▲ +1.7% XRP $1.5169 ▲ +2.38% SOL $93.7000 ▼ -0.36%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.59 ▲2.24 % ARI 5,040 ▲0.75 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.59 ▲2.24 % ARI 5,040 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Boris Johnson: Marrëveshja e Chequers është mashtrim

Me fjalë asgjësuese ish-ministri i Jashtëm e refuzoi edhe njëherë konceptin e Brexitit të kryeministres May. Në kongresin e konservatorëve në Birmingham ai tha se ai koncept është turp për Britaninë e Madhe.

Zbatimi i planit të May-t do ta bënte ekonominë e Britanisë së Madhe të nënshtruar për dekada ndaj rregullave, ndaj të cilave Londra nuk ka ndikim, kritikoi Johnson.”Kjo do të thoshte se çfarëdo që t’i binte ndër mend BE,…të gjitha këto budallëqe do të na duhej t’i vinim në jetë, pa pasur mundësi që të mbroheshin.”

Ish-ministri i Jashtëm shtoi: “Kjo nuk është pragmatike, ky nuk është kompromis – është i rrezikshëm dhe sjell raporte jo të qendrueshme, politikisht dhe ekonomikisht.” E ashtuquajtura Marrëveshje e Chequers është sipas Johnsonit një “mashtrim” dhe duhet të refuzohet. Në fermën Chequers në veri të Londrës, kryeministrja Theresa May paraqiti në korrik programin e saj të përpunuar.

Jo referendum të dytë

Në fjalën e tij para rreth 1000 delegatëve, Johnson bëri thirrje për besim më të madh në vete në negociatat e Brexitit. Partia Tory nuk duhet të lejojë që vendi të bjerë nën kontroll “nga jashtë”. Me këmbëngulje ai e refuzoi një referendum të dytë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian: ai do të ishte “disfatë” për besimin në politikë. Edhe ideja për ta bërë graduale shkëputjen nga Brukseli është mashtrim, tha Johnson. Ndërprerja e qartë me Brukselin duhet bërë menjëherë, kërkoi ish-ministri i Jashtëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.