☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,808 ▼0.13%
DOW 47,614 ▼0.63%
NASDAQ 22,893 ▼0.04%
NAFTA 103.28 ▲6.95%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +0.79% ETH $2,202 ▲ +0.72% XRP $1.3368 ▲ +0.91% SOL $83.2900 ▲ +1.72%
S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Borisov: Bullgaria kërkon zhbllokimin e gazsjellësit “Nabuko”

Bullgaria angazhohet për zhbllokimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit “Nabuko”, më saktësisht në pjesën që kalon nëpër territorin e saj, deklaroi sot kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov pas takimit me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, në vizitë zyrtare në Sofje.

zz190-289x200”Bullgaria së bashku me Azerbajxhanin paraqitën para Komisionit Evropian propozimin për ripërtëritjen e projektit ‘Nabuko”, deklaroi Borisov.

Ai theksoi se në dallim nga disa vende të tjera të Unionit, Bullgaria, si anëtare jashtëzakonisht luajale e BE-së, i ka plotësuar të gjitha dispozitat ligjore nga pakoja e tretë energjetike duke hequr dorë nga projekti “South Stream”.

“Në këtë rast kemi projektin ‘Nabuko’ i cili është proNATO-s dhe proevropian dhe tek i cili me vite investojmë para”, deklaroi Borisov.

Aliev deklaroi se Azerbajxhani ka mjaft rezerva gazi, me të cilat mund të sigurojë mjaft gaz për një korridor jugor të gazit, “Nabuko” dhe TAP-in.

Gazsjellësi “Nabuko” është menduar si projekt që duhet të dërgojë gaz nga Azerbajxhani, përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë në Austri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.