☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,494 ▼1.48%
DOW 45,999 ▼0.93%
NASDAQ 21,482 ▼2.04%
NAFTA 94.71 ▲4.86%
ARI 4,382 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,249 ▼ -3.89% ETH $2,041 ▼ -5.98% XRP $1.3421 ▼ -5.35% SOL $85.9200 ▼ -6.7%
S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 % S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhi i qeverisë, edhe interesat e bonove 12 dhe 6 mujore në rritje të shpejtë nga mungesa e ofertës në lekë

Interesi i letrave me vlerë të borxhit qeveritar ka nisur te rritet me shpejtësi në tre muajt e fundit. Bonot me afat maturimi 12 mujor u shiten në ankandin e fundit kundrejt një interesi 2,82 për qind. Kjo vlerë ishte 0.25 pikë përqindje më e lartë se ankandit paraardhës i datës 22 nëntor.  Duke ju referuar ecurisë së interesave të këtij viti, bonot 12 mujore në ankandin e  datës gjashtë dhjetor shënuan interesin më të lartë të vitit.

Të njëjtën sjellje patën edhe bonot me afat maturimi 6 mujor, interesi i të cilave me datën 6 dhjetor arriti ishte 1.99 % ose 0.42 pikë përqindje më i lartë se ankandi paraardhës.

Shkaku themelor i rritjes së interesit shihet të jetë i lidhur me ofertën e ulët të bankave në monedhën vendase. Nga të dhënat e ankandit shihet se qeveria kërkoi të financohet me 6.7 miliardë lekë, ndërsa bankat ofruan vetëm 5.7 miliardë lekë.

E njëjti ngërç ishte edhe për bonot gjashtëmujore, ku oferta e bankave ishte gjithashtu më e ulët se kërkesa e qeverisë, ku qeveria kërkoi 2.5 miliardë lekë dhe bankat ofruan 2.3 miliardë lekë.

Raporti i mbulimit të kërkesës së qeverisë ka pësuar përkeqësim që nga fillimi i vitit. Në muajin janar raporti i mbulimit ishte më i lartë se kërkesa e qeverisë  dhe kjo sjellje zgjati deri në muajin maj, ku më pas u vërejt një rënie graduale e cila është përkeqësuar muajt e fundit.

Për të shmangur kostot në rritje të financimit të borxhit të brendshëm, qeveria po përdor instrumentin e financimit në valutë. Në datën 30 nëntor, qeveria realizoi me sukses ankandin e obligacionit 2-vjeçar me vlerë 35 milionë euro, ndërkohë që oferta e bankave ishte mbi 90 milionë euro. Mirëpo qeveria, duke grumbulluar likuiditet në valutë për financimin e borxhit të brendshëm, rrezikon nëpërmjet kursit të këmbimit. Por gjithsesi, momentalisht kursi i këmbimit është i favorshëm, por nëse leku dobësohet në vijim, kostot e këtij obligacioni rrezikojnë të rriten në vitin e dytë të maturimit.

Rritja e yield-eve ka qenë e përgjithshme, por ajo është shfaqur më e fortë në maturitetet 2, 7 dhe 10-vjeçare, çka është materializuar në rritje të nivelit dhe të pjerrësisë së kurbës së interesave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.