☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,494 ▼1.48%
DOW 45,999 ▼0.93%
NASDAQ 21,482 ▼2.04%
NAFTA 94.71 ▲4.86%
ARI 4,382 ▼3.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,249 ▼ -3.89% ETH $2,041 ▼ -5.98% XRP $1.3421 ▼ -5.35% SOL $85.9200 ▼ -6.7%
S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 % S&P 500 6,494 ▼1.48 % DOW 45,999 ▼0.93 % NASDAQ 21,482 ▼2.04 % NAFTA 94.71 ▲4.86 % ARI 4,382 ▼3.74 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Borxhi i qeverisë po vuan nga oferta në lekë, interesi i obligacionit 7-vjeçar u rrit 1 pikë %

Huamarrja e brendshme e qeverisë po vuan pasojat e një oferte të vakët në lekë, e cila po i çon interesat për lart.

Më datën 5 dhjetor, qeveria emetoi obligacionin 7-vjeçar, interesi i të cilit rezultoi 5.98%. Kjo normë është mbi 1 pikë përqindje më e lartë se ankandi i të njëjtit maturim që u zhvillua në shtator, ku interesi ishte 4,89%.

Siç shihet nga të dhënat e ankandit, rritja e interesave u nxit nga oferta më e ulët e bankave ndaj kërkesës së qeverisë. Bankat ofruan 1.3 miliardë investime në letrat e borxhit 7-vjeçar të qeverisë, teksa qeveria kishte kërkuar 1.5 miliardë lekë. Së fundi, qeveria ka pranuar të financohet me vetëm 995 milionë lekë për të shmangur interesat e larta që u ofruan në ankand nga pjesëmarrësit.

Për të shmangur kostot në rritje të financimit të borxhit të brendshëm, qeveria po përdor instrumentin e financimit në valutë. Në datën 30 nëntor, qeveria realizoi me sukses ankandin e obligacionit 2-vjeçar me vlerë 35 milionë euro, ndërkohë që oferta e bankave ishte mbi 90 milionë euro. Mirëpo qeveria, duke grumbulluar likuiditet në valutë për financimin e borxhit të brendshëm, rrezikon nëpërmjet kursit të këmbimit. Por gjithsesi, momentalisht kursi i këmbimit është i favorshëm, por nëse leku dobësohet në vijim, kostot e këtij obligacioni rrezikojnë të rriten në vitin e dytë të maturimit.

Rritja e yield-eve ka qenë e përgjithshme, por ajo është shfaqur më e fortë në maturitetet 2, 7 dhe 10-vjeçare, çka është materializuar në rritje të nivelit dhe të pjerrësisë së kurbës së interesave.

Pjesëmarrja e bankave në ankande është zvogëluar dhe titujt me interes fiks kanë njohur ulje më të madhe të kërkesës së bankave. Yield-i i obligacionit 2-vjeçar u ngjit në 2.03% në muajin shtator dhe 2.70% në muajin tetor, nga 1.50% në muajin qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.