Politika

Braçe: Fullani duhej të largohej 4-5 vite më parë, s’do të kishte as vjedhje

Intervista

Kreu i Komisionit të Ekonomisë: Përgjegjësia është direkte e guvernatorit. Ka dhe nepotizëm

braceKryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se personalisht mbështet largimin e guvernatorit Fullani nga drejtimi i Bankës së Shqipërisë. Gjatë një interviste telefonike në emisionin e mëngjesit në “Top Channel”, zoti Braçe tha se këtë pozicion, ai e ka bërë publik vite më parë dhe vazhdon t’i qëndrojë.

I pyetur nëse ka pohuar për mediat ndonjëherë se “nuk është momenti që Fullani të largohet ose të paktën kështu u cituat nga raportimet e mediave” ai tha se ky citim nuk është i tiji. “Jo, nuk kam thënë kështu. Kam thënë që për komisionin, sepse unë nuk mund të mbaj qëndrimin tim personal, kur flas në emër të komisionit. Normalisht, qëndrimi im është i ditur prej katër apo pesë vitesh dhe, në rast se do të isha dëgjuar në atë kohë, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje. Po ju them që zinxhiri kontrollues i bankës nuk ka funksionuar, ka dështuar totalisht”, u shpreh deputeti socialist, Braçe.

Më tej, ai deklaroi se Komisioni i Ekonomisë i ka konsideruar si të papranueshme një pjesë të shpjegimeve, që guvernatori i bankës dha në mbledhjen e mbyllur, në lidhje me skandalin e vjedhjes së Thesarit. “Po ju them që komisioni e ka vlerësuar si të pamjaftueshëm argumentin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, që sistemet kanë funksionuar, ndërkohë që ka ceduar njeriu. Kjo është e papranueshme për ne. Por, edhe në këtë aspekt, përgjegjësia është direkt e atij që drejton Bankën e Shqipërisë”, theksoi deputeti Braçe. Me tone të ashpra, deputeti socialist ka shprehur, në emër edhe të komisionit, rezerva të forta për mënyrën se si Fullani administron Bankën Qendrore, duke e zhytur, sipas tij, edhe në pazare nepotike për interesa personale. “Kemi folur në komision për familjaritet politik brenda Bankës së Shqipërisë, favore personale të bëra për një arsye apo një tjetër dhe ku arsyeja themelore ka qenë rizgjedhja te funksionarë politikë në Parlament, në qeveri dhe në nivelin më të lartë të Kuvendit të Shqipërisë. Nepotizmi familjar është shumë i përhapur brenda BSH-së, për të vazhduar te lidhjet e klientëve të herëpashershëm politikë dhe ekonomikë, që lidhen drejtpërdrejt me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe drejtimin e saj. Në qoftë se do të ishim dëgjuar kur i thamë të gjitha këto, sot nuk do të ishim në këtë gjendje”, deklaroi gjatë emisionit “Wake Up”, deputeti Braçe.

Favoret

“Nepotizmi familjar është shumë i përhapur brenda BSH-së, për të vazhduar te lidhjet e klientëve të herëpashershëm politikë dhe ekonomikë, që lidhen drejtpërdrejt me guvernatorin”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button