Parlamentare

Braçe: Serveri i tatimeve zbardh transaksionet e Argitës e Fazlliç

timthumbDeputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar të zbardhet çështja e serverit të tatimeve, pasi në këtë mënyrë sipas tij do të zbardhen edhe transaksionet e paligjshme të bëra gjatë qeverisë Berisha nga e bija e tij Argita Berisha dhe biznesmeni serb Damir Fazlliç.

Braçe theksoi se historia e serverit të tatimeve u krijua për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Ai tha se duhet zbuluar se kush është Elton Ropi i “IKUB”, i publikuar më herët nga Shqiptarja.com, i regjistruar në serverin e tatimeve pasi sipas Braçes vetëm në këtë mënyrë mund të zbulohen autorët dhe përgjegjësit për këto transaksione të paligjshme, dhe të vihen para drejtësisë.

Deputeti i PS shtoi se këto transaksione i janë shmangur detyrimeve fiskale të shtetit shqiptar duke shtuar se këto janë shuma të mëdha që i mungojnë buxhetit të shtetit, dhe sipas tij kjo është bërë me vetëdije të plotë nga qeveria paraardhëse.

“Nga biznesi i vogël janë arkëtuar më shumë para, dhe kjo do të thotë se edhe pushtetit vendor i janë transferuar më shumë para. Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim përballë transaksioneve të paligjshme. Ka kohë në media që publikohen fakte për transaksione me miliona euro të oligarkëve të Serbisë të mbështetur nga qeveria e Berishës. Ai nuk ka dashur kurrë të marrë detyrimet ligjore për këto transaksione. Sot kam një pyetje, kur do të vihen nën kontroll transaksionet e Fazlliç dhe Argita Berishës, dhe për të llogaritur nëse nuk ka ndodhur të gjitha detyrimet ligjore të tyre. Kanë kaluar 300 ditë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll këto transaksione. Duhet të kuptoni se historia e serverit të tatimeve u shpik për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë duan të dinë kush është Eltoni, që u regjistrua në serverin e tatimeve. A ka të bëjë ky veprim me transaksione që kanë qenë jashtë kontrolli dhe me vetëdije të plotë?” theksoi Braçe.

“Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione, kemi dështuar”
Deputeti socialist tha ndër të tjera se hetimet ndaj transaksioneve duhet të bëhen edhe më mbrapa në kohë për të zbuluar plotësisht abuzimet e kryera pasi sipas tij në rast të kundërt do të thotë se puna e qeverisë ka dështuar.

“Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe transaksionet e kryera edhe më herët, të cilat janë para të munguara të detyrimeve fiskale. Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione do të thotë se kemi dështuar.” u shpreh deputeti Braçe.

Gjatë këtyre ditëve, janë publikuar në media fakte për mënyrat ilegale që kanë ndjekur biznesmenët serb Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç në sajë të ndihmës së dhënë nga qeveria Berisha me vendime të posaçme si dhe lidhja e tyre me Argita Berishën.

Edhe në seancën e sotme deputetët e opozitës nuk ishin në seancë pas bojkotit të paralajmëruar një javë më parë, pas konfliktit mes 3 deputetëve.

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 10.07.2014.
2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9220, datë 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrimit”.
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike”.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huanë e politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar””.
5. Projektligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.
7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
8. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.
10. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007
“Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”’.
12. Projektligji “Për Policinë e Shtetit”.
13. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
14. Projektligji “Për pajisjet mjekësore”.
15. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10.171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
16. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian,për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin komunitar “Creative Europe 2014”
17. Dekret nr.8 620, datë 04.07.2014 “Për kthimin e ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
18. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013”.
19. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/bra-e-serveri-i-tatimeve-zbardh-transaksionet-e-argit-s-e-fazlli–227299.html#sthash.Z7d7XEMs.dpuf

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button