roze
Brad Pitt: Refuzoj shumë regjisorë
Më në fund u martua me Angelina Jolie në fund të muajit gusht dhe Brad Pitt duket se e ka marrë me shumë dëshirë rolin e tij të ri si bashkëshort.
Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘GQ’, aktori 50-vjeçar foli për martesën: “Nuk mund të them se martesa është vetëm një emërtim. Është më shumë se kaq.”
Pitt preku edhe karrierën e tij duke thënë se i zgjedh më me kujdes rolet për filmat e tij të rinj.
“Refuzoj shumë regjisorë të them të drejtën dhe fjala JO është më e fuqishmja në industrinë e kinematografisë. Duhet të mbrosh veten. Largimi nga shtëpia për xhirime duhet t’ia vlejë”, theksoi Brad Pitt.