☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.52 ▲1.78%
ARI 4,674 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,506 ▲ +0.22% ETH $2,055 ▼ -0.67% XRP $1.3000 ▼ -1.33% SOL $79.4900 ▼ -1.82%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.52 ▲1.78 % ARI 4,674 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Brazil, Presidenti i ri i kërkon popullit besim

Në fjalimin e parë për kombin si President i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer tha se do të punojë për të rimëkëmbur ekonominë më të madhe të Amerikës Latine dhe se do të kërkojë dialog në vendin e përçarë. Pas ceremonisë së betimit, ish-zëvendëspresidenti, i cili pasoi Dilma Rusefin pasi Senati votoi për nisjen e procedurave penale kundër saj, i kërkoi popullit të kishte më shumë besim.

“Fjala ime e parë për popullin e Brazilit është “besim”. Besoni në vlerat që përbëjnë karakterin e popullit tonë, në vitalitetin e demokracisë. Besoni në rekuperimin e ekonomisë së vendit, në potencialin dhe institucionet politike e sociale”, tha Temer.

Presidenti zgjodhi një kabinet të ri pro biznesit, ku përfshihet edhe ish-shefi i Bankës Qendrore, Henrique Meirelles, i cili do të jetë në postin e ministrit të Financave.

Në fjalën e tij, ai e vuri theksin tek rigjallërimi i ekonomisë, që, siç tha, ishte një çështje jetësore. Lideri i ri shtoi gjithashtu se do të mbështeste hetimet për korrupsion kundër kompanisë shtetërore të naftës Petrobras, një skandal ky ku janë përfshirë shumë politikanë e zyrtarë të lartë. Rusef e denoncoi pezullimin e saj si një farsë dhe sabotim. Temer ishte zv/presidenti i majtë i Rusefit para se të tërhiqte mbështetjen e partisë së tij në muajin mars, çka u cilësua nga ish-liderja si një përpjekje për grusht shteti. Pas një debati maratonë prej më shumë se 20 orësh, senatorët votuan me 55 vota pro dhe 22 kundër për të pezulluar nga detyra Dilma Rusefin, e për ta nxjerrë atë përpara drejtësisë nën akuzën e manipulimit të të dhënave financiare.

Në fjalimin e fundit të enjten pasdite, ish-Presidentja mohoi të gjitha pretendimet kundër saj dhe u zotua të luftojë me çdo mjet të mundshëm kundër asaj që e quajti një padrejtësi. 75-vjeçari Temer mund të mbajë postin e kreut të shtetit deri në 180 ditë, koha maksimale e lejueshme për procesin gjyqësor kundër Rusefit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.