Politika

Bregu: Dorëzuam 27 emra me të kaluar kriminale

Ish-ministrja

“Jemi në këtë situatë se është dhunuar një nga të drejtat kushtetuese”

Majlinda Bregu (2)Qëndrimi i opozitës përpara komisionerit europian, Stefan Fyle, për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar të shkuarën e deputetëve apo çdo punonjësi në administratën publike, u konkretizua me depozitimin e një listë me 27 emra që, sipas ish-ministres Majlinda Bregu, janë të inkriminuar dhe të emëruar jo me konkurs në poste drejtuese. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu tha pas takimit se “opozita nuk ka reshtur së deklaruari se procesi i integrimit është një axhendë ndërkombëtare. S’kemi shkuar të dëgjojmë arritjet e mazhorancës. Edhe sot, në takimin me nivelin e lartë, kemi dorëzuar një listë prej 27 personash që kanë gjetur punë në administratë, por pa asnjë konkurs. Ndaj kushti i parë për pesë prioritetet e BE është administrata. Por duke qenë se inkriminimi nuk nis nga administrata, pasi është Parlamenti i pari”, tha Bregu. Ajo theksoi dhe një herë se opozitës i janë shkelur të drejtat e saj në lidhje me kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, që sipas demokrates Bregu janë kërkuar më herët dhe jo vetëm dhe në tryezën me Fylen. “Komisionet hetimore janë kërkuar më herët nga opozita. Pra, është refuzuar komisioni hetimor për hetimin e çështjes së drogës. Jemi në këtë situatë se është dhunuar një nga të drejtat kushtetuese. Kjo e sotmja është një veprim i vonuar. Do të kishte qenë serioze dhe kjo nuk është nder ndaj opozitës, por detyrim. Çështja është te mosbesimi i madh që ekziston, nga e thëna tek e bëra. Në rast se nuk ngrihet mbi një nivel besueshmërie, e se ajo nuk do shkelmohet, është e kotë të ngremë struktura”, tha Bregu. Duke u ndalur në takimin e djeshëm të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së, Bregu theksoi se në ditën kur po flitej për respekt ndaj opozitës, u duk qartë se deklaratat e Kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të takimit ishin të pavërteta. Ajo e lidhi me ngjarjen e Kavajës të prishjes së sibolimit të demokracisë në sheshin kryesor të këtij qyteti. Bregu shtoi më tej se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, dhe se vështirë se mund të arrihet në konsensus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button