Brenda “super shtëpisë” së Ferma VIP 3, regjisroi Eduart Grishaj nuk kursehet: Katër herë më e madhe dhe me pishinë
Vetëm pak orë përpara nisjes, detaje të reja janë zbuluar për ambientin spektakolar të edicionit të tretë të “Ferma VIP”, që këtë sezon do të vijë nën drejtimin e Arbana Osmani.
Regjisori Eduart Grishaj i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”, në Vizion Plus ka theksuar se një nga ndryshimet më të mëdha këtë vit është vetë struktura e shtëpisë, e cila është transformuar totalisht. “Shtëpia është katër herë më e madhe se ajo e mëparshmja,” u shpreh ai, duke shtuar se tashmë nuk kemi më një fermë tradicionale shqiptare, por një koncept modern, të frymëzuar nga modelet e Teksasit apo Los Anxhelosit.
Një tjetër risi që pritet të tërheqë vëmendjen është zona e re luksoze brenda kompleksit. “Shtëpia ka edhe një pjesë të quajtur ‘Vila’, që është në një dimension tjetër luksi,” zbuloi Grishaj, duke lënë të kuptohet se diferencat mes konkurrentëve mund të bëhen pjesë e dinamikës së lojës.
Edhe ambientet e jashtme kanë ndryshuar rrënjësisht. Pellgu tradicional është zhdukur, duke i lënë vendin një hapësire shumë më moderne. “Pellgu i rosave nuk është më, por në vend të tij është ndërtuar një pishinë e madhe luksoze,” tha ai.
View this post on Instagram
Megjithatë, fryma e fermës nuk humbet. Kafshët do të jenë sërish pjesë e rëndësishme e eksperiencës, por në kushte më të mira. “Poni është rritur dhe është bërë kalë, madje tani ka edhe një tjetër, do të vijnë si familje,” shtoi regjisori.
Përveç hapësirës, edhe teknologjia e monitorimit është rritur ndjeshëm, duke e kthyer shtëpinë në një ambient të mbikëqyrur në çdo detaj. Numri i kamerave është shumëfishuar dhe do të ndjekë çdo lëvizje të banorëve 24 orë në ditë.
Me një strukturë më të madhe, ambiente luksoze dhe standarde të reja, “Ferma VIP 3” pritet të jetë jo vetëm një reality show, por një eksperiencë e re televizive për publikun shqiptar.
/vizionplus.tv



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.