Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 103.09 ▲1.9%
ARI 4,587 ▼2.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,775 ▲ +1.12% ETH $2,265 ▼ -0.2% XRP $1.4692 ▲ +2.47% SOL $91.3600 ▲ +0.27%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 103.09 ▲1.9 % ARI 4,587 ▼2.1 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 103.09 ▲1.9 % ARI 4,587 ▼2.1 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Arte

“Brez pas brezi” nga Ansambli Popullor, artistët në skenë për muzikën dhe traditën shqiptare

Artistët e Ansamblit Popullor këtë mbrëmje ngjiten në skenë për muzikën dhe traditën shqiptare. Koncerti “Brez pas brezi” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore zhvillohet edhe si një nga momentet e veçanta të veprimtarisë artistike këtë sezon, një takim i rrallë brezash, ku emra të njohur të skenës bashkohen me artistë të rinj, që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre artistik. Koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë është i ndërtuar me një program të pasur artistik.

Një mbrëmje, ku artistët e Ansamblit Popullor bashkohen sonte në skenë, duke përçuar historitë dhe kujtimet e tyre, dhe duke ngjallur tek publiku gëzim, nostalgji dhe admirim për muzikën dhe vallet e traditës shqiptare. Në skenë do të jenë këngëtarët: Irini Qirjako, Sabahete Vishnja, Fiqirete Kapo, Drita Makashi, Nora Muça, Irma Zyberi, Genciana Paparisto, Hatixhe Lushi, Niko Vasili, Gramoz Burba dhe Bardhyl Xhafka. Valltarë: Andrea Kokeri, Hysen Malo, Elsa Leka, Diana Milona, Mimoza Bekteshi, Lindita Kaimi, Xhuljeta Manastiriliu, Linda Kalemi, Gëzim Keta, Ylli Jazezhi, Greta Gjeçi, Eleni Gjoka, Ylli Hyka. Instrumentistë: Vladimir Hasimi-fizarmonikë, Skënder Gurra-violinë, Adrian Demiri-klarinetë, Fatmir Serudi-lahutë dhe Lulzim Cara-lodër. Këta artistë bashkë me artistët aktualë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullor ngjiten në skenë këtë mbrëmje, që do të ofrojë një përvojë të paharrueshme artistike.

Koncertet në sezonin artistik

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi sezonin e ri artistik të vitit 2026 me koncertin “Ku ka si Tirona”. Artistë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por dhe artistë të tjerë të ftuar ishin pjesë e këtij koncerti. Pas këtij koncerti sezoni artistik vijoi me të tjerë koncerte në vijim, ku mbrëmja e së premtes sjell “Brez pas brezi”. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e Ansamblit Popullor.

Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. AKKVP prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik, duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.