☁️
Tiranë 24°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.94 ▲4.15%
ARI 4,148 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,108 ▼ -0.76% ETH $2,567 ▼ -1.09% XRP $1.4149 ▼ -2.68% SOL $115.0400 ▼ -2.21%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.94 ▲4.15 % ARI 4,148 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Arte

Inspektim në Kishën e Marmiroit, identifikohen nevojat për restaurim dhe konservim

Kisha e Marmiroit një monument kulture, ku këto ditë u zhvillua dhe një inspektim për përcaktimin e ndërhyrjeve restauruese.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Kishën e Marmiroit, monument kulture i kategorisë së I-rë, për vlerësimin e gjendjes së ruajtjes së objektit dhe përcaktimin e ndërhyrjeve konservuese e restauruese. Objekti, me vlera të rëndësishme historike e arkitekturore, karakterizohet nga muraturë me gurë të parregullt të kombinuar me fragmente tullash dhe tjegullash. Nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore gjatë këtij inspektimi u evidentuan disa nevoja për ndërhyrje restauruese, të lidhura me pastrimin nga vegjetacioni, mirëmbajtjen e muraturave dhe sistemimin e zonës përreth, në funksion të ruajtjes së qëndrueshme të monumentit.

Kisha e Marmiroit ndodhet pranë qytetit antik të Orikumit, në jug të qytetit të Vlorës, dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kishtare bizantine në Shqipëri. E ndërtuar në shekullin XII, kisha i përket stilit të ndërtimit me kupolë qendrore dhe ka një planimetri në formë kryqi të brendshëm, karakteristikë e arkitekturës bizantine të mesjetës së vonë. Objekti ruan elementë të vlerësuar për thjeshtësinë dhe pastërtinë e linjave arkitektonike. Sot, ajo gëzon statusin e monumentit të kulturës dhe është objekt i mbrojtur me ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.