Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 103.22 ▲2.03%
ARI 4,571 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,685 ▲ +1.15% ETH $2,257 ▼ -0.35% XRP $1.4686 ▲ +2.54% SOL $91.1200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 103.22 ▲2.03 % ARI 4,571 ▼2.43 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 103.22 ▲2.03 % ARI 4,571 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Arte

Janar-prill, 219,423 vizitorë në sitet tona të trashëgimisë kulturore

Gjatë periudhës janar-prill, 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore. Kalaja e Gjirokastrës shënon dhe numrin më të madh të vizitorëve në janar-prill me 34,186 vizitorë. Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vijon të rritet.

“Gjatë periudhës Janar-Prill 2026, plot 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona të trashëgimisë kulturore. Krahasuar me janar-prill 2023: +114 për qind më shumë vizitorë; +142 për qind më shumë të ardhura”, shprehet MTKS. Top 5 sitet më të vizituara: Kalaja e Gjirokastrës – 34,186 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër – 33,273 vizitorë; Parku Kombëtar Butrint – 32,286 vizitorë; Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë – 31,480 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni – 20,336 vizitorë. Trashëgimia kulturore në vendin tonë është e pasur, ku kalatë dhe parqet arkeologjike vazhdojnë të kenë në rritje numrin e vizitorëve, referuar dhe shifrave që bëjnë me dije herë pas here institucionet në vend.

Kalaja e Gjirokastrës për periudhën janar-prill këtë vit ka pasur dhe numrin më të lartë të vizitorëve, ndërsa përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke ruajtur vlera të veçanta historike dhe arkitekturore, që dëshmojnë zhvillimin shekullor të qytetit dhe të zonës përreth. Edhe nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër më parë u bë me dije se kalaja vijon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh. Vitin e kaluar pas më shumë 30 vitesh në Kalanë e Gjirokastrës rifilluan gërmimet arkeologjike, me synim të identifikonin fazat më të hershme të ndërtimit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.