☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.16 ▼3.18%
ARI 4,748 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,535 ▲ +1.69% ETH $2,128 ▲ +3.54% XRP $1.3535 ▲ +2.48% SOL $83.6600 ▲ +0.66%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Britani, arrestohet trafikanti “idiot”

Disa fotografi të bëra me iPhone kur kishte përpara një pirg parash dhe e postuar më vonë në rrjetet sociale duket se kanë qenë provat fatale në dëm të një trafikanti shqiptar në Britani, që është dënuar me 11 vjet burg.

TRAFIKANTI IDIOT 03_4Olsi Beheluli, 24 vjeç dhe me banim në Londër, ishte arrestur në tetor të vitit të kaluar bashkë me dy bashëkpuntorë të tij.

Sipas njoftimit për shtyp të Agjencisë Britainke të Antikrimi, NCA, e njohur si FBI-ja britanike, trafikanti shqiptar tha fillimisht se paratë, rreth 250 mijë stërlina, nuk ishin të tijat dhe se fotografia ishte bërë në Shqipëri, në shtëpinë e një kushëriri të tij.

Por nga hetimi i letrës së murit dhe mobiljeve në fotografi, detektivët e NCA-së konkluduan se fotogafia ishte bërë në apartamentin ku 24-vjeçari kishte jetuar me qera në lagjen Harrou të Londrës.

Treshes së trafikantëve shqiptarë të përbëre nga Olsi Behluli, Besim Topalli, 29 dhe Azem Proshka, 23 vjeç, që operonin në veri-perëndim të Londrës, sipas njotimit për shtyp, iu kap sasi kokaine dhe heroine që në rrugë do të kapte vlerën e mbi 4 milionë stërlinave.

Gjatë operacionit janë gjetur çanta që përmbanin kafeinë pluhur dhe paracetamol, që përdoreshin si përzierës, si dhe sasi të mëdha parash në stërlina dhe euro. Hetuesit gjetën edhe dokumenta falso dhe pajisje të tjera për përpunimin e drogës.

Në momentin e arrestimit, detektivët gjetën edhe bileta bastesh që tregonin se Olsi Behluli kishte blerë me vlerën e 12 mijë stërlinave në kompanitë e basteve “Ladbrokes” dhe “William Hill”.

Sakaq, llogaria e tij bankare si student kishte një sasi prej 24 mijë stërlinash që ai pretendonte se i kishte fituar duke vënë baste gjatë kohës së Kampionatit Botëror.

Në procesin e zhvilluar në një gjykatë të Londrës, trafikantët u shpallën fajtorë për komplot me qëllim trafikimin e drogës së klasit A dhe u dënuan: Behluli me 11 vjet dhe Topalli e Proshka me nga 10 vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit ata do të deportohen në Shqipëri.

Drejtuesi i lartë i Agjencisë Kombëtare të Antikrimit, Oliver Higgins deklaroi se këta trafikantë ishin përfshirë në furnizimin në sasi të konsiderueshme të droges të klasit A, me pastërti të lartë. “Por ata nuk ishin në dijeni se ishin duke u ndjekur nga agjencia jonë”, tha zyrtari, i cituar në një komunikatë për shtyp.

Thuajse çdo muaj agjentët britanikë eliminojnë një grup kriminal shqiptar të trafikimit të drogës, që e kanë shndërruar Britaninë në El Doradon e tyre kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.