🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.79 ▼0.55%
ARI 4,719 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,120 ▼ -1.09% ETH $2,128 ▼ -1.46% XRP $1.3214 ▼ -2.39% SOL $80.4100 ▼ -2.64%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.79 ▼0.55 % ARI 4,719 ▲0.73 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.79 ▼0.55 % ARI 4,719 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Britani, May zyrtarizon kabinetin e saj qeveritar, ja 20 antarët; euroskeptikët në rolet kyçe

Kryeministrja e re britanike, Theresa May ka plotësuar të gjithë kabinetin e saj qeveritar këtë të enjte, vetëm një ditë pas ardhjes në detyrë, duke formuar një qeveri që përfshin shumë prej mbështetësve të paraardhësit të saj, David Cameron, sikurse ka vendosur edhe disa prej figurave kyçe antieuropiane në rolet ndërkombëtare.
Pasi njoftoi 6 emrat e parë të posteve kyçe gjatë së mërkurës, përfshi këtu edhe zgjedhjen surprizë të Boris Johnsonit si Sekretar i Jashtëm, May njoftoi edhe një sërë emërimesh të reja gjatë ditës së sotme.
Disa prej anëtarëve të kabinetit të Cameron kanë ruajtur pozicionet e tyre, përfshi Sekretarin e Mbrojtjes Michael Fallon, ndërsa shumica e ministrive duket se janë riorganizuar teksa shihet se Sekretare e Drejtësisë është emëruar Liz Truss dhe Sekretare e Edukimit, Justine Greening.
Andrea Leadsom, ish-kandidatja për t’u shpallur kryetare e konservatorëve, e cila u tërhoq nga gara pasi deklaroi se “të qenit nënë i jepte asaj avantazhe më të mëdha sesa May” për kreun e partisë dhe postin e kryeministres, tashmë ka marrë çelësat e Departamentit të Mjedisit.
May ka pastruar gjithashtu një sërë rivalësh, duke nxjerrë jashtë kabinetit disa prej besnikëve të Cameronit, përfshi Sekretarin e Kulturës John Whittingdale; Sekretarin e Edukimit Nicky Morgan; e mbi të gjitha Sekretarin e Drejtësisë Michael Gove, një tjetër garues së bashku me të për kreun e Partisë Konservatore.
Gove ishte ai që udhëhiqte kampin pro “Brexit”-it në referendumin mbi BE-në, së bashku me ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, megjithatë u duk se e tradhtoi këtë të fundit kur tentoi të garonte për udhëheqjen e konservatorëve, një post që Johnsoni e kishte synuar prej kohësh.
May fitoi betejën për kryesimin e partisë së saj dhe, me të marrë frerët, ka larguar të pabesin Gove, siç e konsiderojnë shumë prej konservatorëve britanikë atë. Nga ana tjetër, Johnsonin ajo e vlerësoi duke i dhënë postin e Sekretarit të Jashtëm.
Kjo lëvizje ishte surprizuese. Ish-kryebashkiaku i Londrës është i famshëm ndërkombëtarisht, por në fakt për sjelljet e çuditshme dhe gafat e tmerrshme diplomatike, më shumë sesa për sjellje si një burrë shteti. Të qenit kryediplomat i Britanisë ka habitur jo pak vetë.
Në prill, Johnsoni sugjeroi se Presidenti amerikan, Barack Obama kishte një “antipati stërgjyshore” ndaj Britanisë, pasi ai ishte pjesërisht kenian.
Megjithatë, Johnson është shprehur “tepër i kënaqur” që është pjesë e qeverisë së re. I pyetur se kujt do t’i kërkonte falje së pari, ai tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në radhën e parë të listës”.

Ja lista e plotë e qeverisë së re britanike të kryesuar nga Theresa May:

Kryeministre – Theresa May
Kancelar i Thesarit – Philip Hammond
Sekretar i Jashtëm – Boris Johnson
Sekretar i Shtetit për Daljen nga Bashkimi Europian – David Davis
Sekretar i Brendshëm – Amber Rudd
Sekretar i Drejtësisë dhe Kancelarja e Lordëve – Liz Truss
Sekretar i Mbrojtjes – Michael Fallon
Sekretar për Tregtinë Ndërkombëtare – Liam Fox
Sekretar i Edukimit – Justine Greening
Sekretar i Shëndetësisë – Jeremy Hunt
Sekretar i Transportit – Chris Grayling
Sekretar i Punës dhe Pensioneve – Damian Green
Sekretar i Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale – Greg Clark
Sekretar i Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjve Rurale – Andrea Leadsom
Sekretar i Komuniteteve dhe Qeverisjes Lokale – Sajid Javid
Sekretar i Zhvillimeve Ndërkombëtare – Priti Patel
Sekretar i Kulturës, Medias dhe Sportit – Karen Bradley
Sekretar për Irlandën e Veriut – James Brokenshire
Kreu i grupit parlamentar – Gavin Williamson
Kryetar i Partisë Konservatore – Patrick McLoughlin
Udhëheqës i Dhomës së Lordëve – Natalie Evans

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.