🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.94 ▲2.25%
ARI 4,675 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,660 ▼ -0.57% ETH $2,105 ▼ -1.41% XRP $1.3133 ▼ -2.19% SOL $79.8300 ▼ -2.19%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.94 ▲2.25 % ARI 4,675 ▼0.21 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.94 ▲2.25 % ARI 4,675 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Britani, Theresa May drejt Kryeministrisë. Tërhiqet edhe rivalja e fundit

Andrea Leadsom, kandidatja e mbetur në garë së bashku me Theresa May për të zëvendësuar kryeministrin në ikje David Cameron, është tërhequr nga pretendimet për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme e Partisë Konservatore e rrjedhimisht edhe kryeministrja e ardhshme e britanikëve.

Një burim i afërt me ministren e Energjisë njoftoi më herët se “abuzimet e saj kanë qenë shumë të mëdha”, e kjo e pengonte atë të vijonte garën për kreun e partisë. Leadsom i kërkoi falje Sekretares së Brendshme May gjatë kësaj të hëne, pasi ishte shprehur më herët se, të qenit nënë (May nuk ka fëmijë) e bënte atë kandidate më të mirë për udhëheqjen e partisë dhe të vendit.

Leadsom dha një deklaratë për shtyp mesditën e kësaj të hëne. Zonja May, 59 vjeç, e cila mbështeste qëndrimin në BE, mban rolin e Sekretares së Brendshme që prej vitit 2010. Leadsom, e cila bëri fushatë për largim nga BE-ja, tha se Britanisë së Madhe i nevojitej “një qeveri e fortë dhe e qëndrueshme” dhe se May ishte “në pozicionin ideal” për ta implementuar “Brexit”-in.

Tashmë që u zyrtarizua tërheqja e saj nga gara, pasuesja e Cameronit pritet të emërohet “shumë më shpejt sesa 9 shtatori”, siç ishte parashikuar me përfundimin e garës për kreun e partisë. Do të jetë sërish në duart e Komitetit 1992 të parlamentarëve konservatorë për të përcaktuar kohën e zyrtarizimit të May si pasuese të Cameronit.

Nëse May do të shpallet udhëheqësja e re e konservatorëve pa garë, ajo do të kthehej në kryeministre të caktuar apo “të zgjedhur”, vetëm pas deklarimit si e tillë nga komiteti në fjalë. Në të njëjtën mënyrë, pa zgjedhje, edhe Gordon Brown pasoi në krye të laburistëve ish-kryeministrin Tony Blair, një proces që zgjati vetëm 38 ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.