Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,880 ▼ -0.13% ETH $2,051 ▼ -0.37% XRP $1.3151 ▼ -0.14% SOL $80.2200 ▲ +1.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Britania aktivizon “nenin 50” më 29 mars

Kryeministrja britanike, Theresa May do të njoftojë zyrtarisht Bashkimin Europian gjatë së mërkurës së ardhshme, se Britania e Madhe do të nisë procesin e largimit nga blloku 28-anëtarësh.

“Downing Street” njoftoi këtë të hënë se kryetarja e ekzekutivit britanik do t’u shkruajë një letër 27 krerëve të tjerë të BE-së, duke shtuar edhe pritshmërinë e saj se negociatat do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur që pas aktivizimit të “nenit 50” të Traktatit të Lisbonës.

Kjo lëvizje e Britanisë vjen 9 muaj pasi britanikët në tërësi votuan me 51.9% në favor të shkëputjes nga BE-ja në referendumin e qershorit të vitit të kaluar.

Bisedimet mbi kushtet e largimit dhe marrëdhënieve të ardhshme dypalëshe nuk lejohen të zhvillohen tashmë për shkak të “nenit 50”, por mund të nisin vetëm pasi Britania e Madhe të njoftojë BE-në se do të largohet.

Nëse gjithçka shkon sipas udhërrëfyesit zyrtar të përcaktuar për negociata dyvjeçare, “Brexit” mund të bëhet realitet në mars të vitit 2019.

Një zëdhënës i “No 10” tha se ambasadori i Britanisë në BE, Sir Tim Barrow e ka informuar Këshillin Europian, me në krye presidentin Donald Tusk, mëngjesin e sotëm, se “neni 50” i Traktatit të Lisbonës do të aktivizohet.

May pritet të bëjë një deklaratë të shkurtër në Dhomën e Përfaqësuesve menjëherë pas aktivizimit të këtij neni, e pas saj pritet që edhe 27 anëtarët e tjerë të BE-së të bien dakord mbi kushtet e tyre, e brenda 48 orëve do të japin edhe përgjigjen fillestare.

Zëdhënësi shtoi se qeveria britanike dëshiron që negociatat të nisin sa më shpejt të jetë e mundur, por shtoi se “mirëkuptojnë tërësisht se, është e drejta e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së që të marrin kohën e mjaftueshme për të rakorduar pozicionet e tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.