Bruksel, arrestohet super i kërkuari
Një prej terroristëve më të kërkuar, në hetimin mbi atentatet në Paris, Mohamed Abrini, i cili është edhe bashkëautor i Salah Abdeslam, është arrestuar në operacionin e sotëm të kryer në Belgjikë, në lagjen Schaerbeek të Brukselit.
I arrestuari u plagos në këmbë gjatë kohës që po tentontë të arratisej, duke bërë rezistencë ndaj paralajmërimeve të policisë për të ndaluar.
Operacioni është I lidhur me atë të nisur dje në Paris, që mundësoi parandalimin e një atentati të ri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.