☁️
Tiranë 9°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.32 ▼8.09%
ARI 4,071 ▲3.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,140 ▲ +2.87% ETH $2,416 ▲ +5.28% XRP $1.3024 ▲ +1.55% SOL $94.5800 ▲ +0.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.32 ▼8.09 % ARI 4,071 ▲3.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.32 ▼8.09 % ARI 4,071 ▲3.31 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

CNN: Dieta antiinflamatore ul rrezikun e demencës edhe në fazat e hershme të alzheimerit

– Një studim i ri sugjeron se një dietë antiinflamatore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të demencës, edhe tek njerëzit që mund të kenë shfaqur shenja të hershme biologjike të sëmundjes së alzheimerit, sipas CNN.

Hulumtimi u krye nga studiues në Institutin Karolinska dhe institucione të tjera kërkimore në Suedi, duke përdorur të dhënat e projektit afatgjatë suedez SNAC-K (Studimi Kombëtar Suedez mbi Plakjen dhe Kujdesin në Kungsholmen).

Rezultatet u botuan në revistën shkencore “JAMA Network Open”.

Në studim u përfshinë 1 865 të rritur mbi moshën 60 vjeç, të cilët nuk kishin demencë në fillim të kërkimit.

Shkencëtarët matën në gjak treguesit që lidhen me sëmundjen e alzheimerit dhe dëmtimin e qelizave nervore, ndërsa pjesëmarrësit u ndoqën për deri në 15 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, 240 persona zhvilluan demencë.

Rezultatet treguan se tek pjesëmarrësit me tregues që parashikonin rrezik më të lartë për Alzheimer, ata që ndiqnin një dietë me potencial më të ulët inflamatore kishin 21% deri në 29% rrezik më të ulët për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që konsumonin ushqime më pro-inflamatore.

Sipas studiuesve, kjo dietë përfshinte: më shumë perime, fruta, bishtajore, drithëra integrale, çaj dhe kafe; më pak mish të kuq, mish të përpunuar, drithëra të rafinuara dhe pije me sheqer.

Shkencëtarët theksojnë se studimi nuk provon se dieta anti-inflamatore mund të parandalojë ose ndalojë alzheimerin.

Megjithatë, ai sugjeron se zgjedhjet e përditshme ushqimore, mund të ndikojnë në rrezikun e demencës, edhe kur proceset biologjike të sëmundjes kanë nisur tashmë.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe karakterizohet nga grumbullimi i proteinave beta-amiloid dhe tau në tru, të cilat dëmtojnë gradualisht qelizat nervore.

Inflamacioni kronik konsiderohet një nga faktorët, që mund të përshpejtojë këtë proces, ndaj dietat që ndihmojnë në uljen e inflamacionit po tërheqin gjithnjë e më shumë, vëmendjen e studiuesve, si një mënyrë e mundshme për të mbrojtur shëndetin e trurit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.