09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 102.33 ▲12.57%
ARI 5,093 ▼1.28%
Breaking
Europa

Brukseli dënon taksën mbi median të vendosur në Hungari

ee117Komisioni Evropian dënoi sot taksën mbi median që është vendosur në Hungari si një kërcënim ndaj pluralizmit që bie në kundërshtim me ligjet dhe vlerat evropiane.

“Liria e shtypit kërcënohet në Hungari”, theksoi komisioneria evropiane përgjegjëse për shoqërinë dixhitale, Neelie Kroes, në një komunikatë të paraqitur në blogun e saj dhe në të përditshmen hungareze “Nepszabadsag”.

“Kjo taksë e re u miratua në Pralament pa ndonjë debat real dhe as konsultime. Në fakt ajo prek në mënyrë jo proporcionale vetëm një media, RTL”, thekson Kroes.

Konglomerati i medias luksemburgase RTL-Grup, grupi i parë i medias audiovizuale evropian, përllogarit se kjo taksë do ta rrisë barrën e saj fiskale në rreth 15 milionë euro në vit, që përkon me tepricën bruto të përfitimeve të realizuara në Hungari, për një shifër total prej 100 milionë eurosh vetëm në këtë vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.