09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,709 ▼0.46%
DOW 47,139 ▼0.76%
NASDAQ 22,362 ▼0.11%
NAFTA 98.43 ▲8.28%
ARI 5,096 ▼1.23%
Breaking
Ekonomia

BSH: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve në Departamentin e Emisionit

0801-BANKA-SHQIPERISE-525x350Banka e Shqipërisë, ka bërë sot kallëzim penal për shtetasit A.B dhe M.B, punonjës të këtij institucioni në Departamentin e Emisionit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Bankës Qendrore, “këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim. Materialet dhe të gjitha provat e tjera në ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal dhe po vijon me intensitet hetimet”.

Në përmbushje të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të sekretit hetimor informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar, thuhet në deklaratën e BSH-së për këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.