☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.69 ▲0.84%
ARI 4,779 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,801 ▲ +0.79% ETH $2,193 ▲ +0.39% XRP $1.3394 ▲ +0.29% SOL $83.3800 ▲ +1.07%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,779 ▼0.8 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.69 ▲0.84 % ARI 4,779 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BSH: Përpjekjet për zvogëlimin e borxhit janë në drejtimin e duhur

banka-e-shqiperiseDrejtori i Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi të premten se projektbuxheti i vitit 2015 adreson në mënyrën e duhur disa objektiva fiskale për të vijuar me rrugën e konsolidimit. Duke folur në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet projektbuxheti 2015 dhe paketa fiskale që shoqëron atë, Themeli u shpreh se ka disa përmirësime strukturore në krahasim me vitet paraardhëse, ndërsa është pozitive tendenca për përmirësimin e defiçitit primar dhe defiçitit korent. “Janë shumë të rëndësishëm për qendrueshëmërinë fiskale nga goditje të brendshme apo të jashtme”, theksoi ai. Sipas Themelit, të rejat që ky projektbuxhet parashtron, në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë, janë kujdesi për planet buxhetorë të vitit 2015 dhe programe afatgjata 2016 e më tej si dhe kontrolli i shpenzimeve publike. “Marrëvëshja me FMN-në për reduktimin e borxhit dhe strategjia afatmesme fiskale janë hapa pozitivë, ndaj edhe përpjekjet për zvogëlimin e borxhit janë në drejtimin e duhur. Projektbuxheti i 2015-es është në një kuadër makroekonomik real dhe i pranueshëm. Rritja e eksporteve dhe investimeve të huaja sjell edhe rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi Themeli. Duke folur per nivelin ekonomik në vend,  ai tha se problemi kryesor i kreditimit dhe mos arritjes së një niveli rritje ekonomike, nuk është likuiditetit, por mosgaditshmëria e agjentëve për të ndërmarrë konsume dhe investime. “Ekonomia shqiptare, sipas BSH-së, është e aftë ta përballojë këtë paketë, pa dhënë efekte negative në ekonomi. Për një kohë 3 vjeçare, besojmë se do kemi një normë papunësie të ulët dhe objektivi i arritjes 3% të inflacionit do realizohet”, deklaroi Themeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.