☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,309 ▲ +0.64% ETH $2,515 ▲ +2.8% XRP $1.3645 ▲ +1.75% SOL $101.8200 ▲ +2.64%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Hidrocentralet dhe impiantet fotovolatikë privatë kanë rritur peshën e tyre në prodhimin vendas të energjisë duke arritur në 53.8 për qind të totalit të saj.

Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025 nënvizojnë se nga prodhimi total neto vendas i energjisë elektrike i realizuar për vitin 2025 është 7,467,589 MWh të paktën 3,452,265 MWh u prodhua nga KESH sh.a. dhe 4,015,324 Mwh u prodhua nga centralet e tjera.

“Prodhimi i energjisë elektrike i realizuar nga KESH sh.a. gjatë vitit 2025 përbën 46.2% të prodhimit total të energjisë elektrike në vend, duke shënuar një ulje prej 9.5 % krahasuar me vitin 2024, kur ky tregues ishte 55.7%.

Nga ana tjetër, prodhimi i realizuar nga prodhuesit e tjerë të energjisë përbën rreth 53.8% të prodhimit total në vitin 2025, në rritje krahasuar me 44.3% që zinte në vitin 2024” thuhet në raport.

Ajo që bie në sy është rritja e fotovolatikëve që mban në fakt 11 për qind të prodhimit total vendas në 2025-ën, nga 6.4% në 2024 dhe 1% në 2023-n.

Kjo është në fakt rezultat i një sërë impianteve me kapacitet të konsiderueshëm të instaluar që janë në prodhim duke nisur nga Karavastaja si investim i Voltalia por edhe nga një sërë subjektesh të tjera vendase.

“Centralet e prodhimit të energjisë elektrike janë të lidhura si në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike, ashtu edhe në rrjetin e shpërndarjes. Kapaciteti i instaluar i centraleve të lidhura në rrjetin e transmetimit është rreth 2,905 MW dhe prodhimi neto i tyre ka rezultuar të jetë 6,402 GWh. Kapaciteti i instaluar i centraleve të lidhura në rrjetin e shpërndarjes është rreth 570 MW dhe prodhimi neto i tyre ka rezultuar të jetë 1,065 GWh.

Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike për vitin 2025 arrin në 631,07 MW, duke përbërë rreth 18 % të kapacitetit total të centraleve të instaluara në vend, ndërsa prodhimi i realizuar prej tyre është 832.3 GWh, duke përfaqësuar 11% të prodhimit total vendas për vitin 2025. Për vitin 2025 përllogariten gjithsej 52 centrale fotovoltaike në prodhim, me një rritje progresive që prej vitit 2020, ku aktualisht 42 prej tyre zotërojnë kontrata për shitblerjen e energjisë elektrike me FTL sh.a.; 9 prej tyre operojnë në treg të lirë me çmim të parregulluar” thuhet në raport./Monitor.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.