Ekonomia

Bulevardi i ri i Tiranës, komisioni i ekonomisë përcakton dy komponentë

55 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Abu Dabit do të shkojnë për projektin e Bulevardit të Ri dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranës.

Komisioni i Ekonomisë miratoi një ndryshim në marrëveshjen e huasë që parashikon financimin e 2 komponentëve në masën 100 %. Faza e parë është ndërtimi i bulevardit me gjatësi 1600 m, nga ish-stacioni i trenit në drejtim të lumit të Tiranës ndërsa faza e dytë rehabilitimi i këtij të fundit.

“Pritshmëritë janë për fazën e parë të projektit ta mbyllim nga 12 në 18 muajt e ardhshëm ndërsa faza e dytë nga 12 në 24 muajt e ardhshëm”, thotë Genc Kojdheli/ Drejtor Projektesh Bashkia e Tiranës.

Por opozita akuzoi qeverinë se bllokoi për arsye politike projektin e bulevardit që ka nisur në tetor të 2013, kohë kur në krye të bashkisë së tiranës ishte Lulzim Basha.

“Besoj duhet të kërkonit të falur pse e bllokuat dhe pastaj të kërkoni bashkëpunim që të vijojë, ne nuk shohim kush i gjeti fondet njëra palë apo tjetra”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

“Nuk mbaj përgjesëi për çfarë ka ndodhur di që në një vit e gjysmë bashkia kishte bërë zero punë për shpronësimet apo pastrimin e pronave”, u përgjigj Kojdheli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button