Kronika
Bulqizë, procedohen penalisht për shpërdorim detyre 3 zyrtarë
Tre punonjësve të administratës të njësisë Administrative Trebisht, Bashkia Bulqizë, po procedohen penalisht për “shpërdorim detyre”.
Mësohet se tre personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal janë shtetasit: R. S. 54 vjeç, V.C, 44 vjeç dhe E.O, 39 vjeç.
Procedimi penal nda tyre filloi pasi duke qenë në detyrën e punonjësve të administratës së Njësisë Administrative Trebisht, bashkia Bulqizë, kanë marrë vërtetime pranë kësaj Njësie Administrative, sikur trajtohen me ndihmë ekonomike dhe e kanë paraqitur pranë OSHEE Bulqizë, duke përfituar në mënyrë te paligjshme, shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE-së.