☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.93 ▼0.65%
ARI 4,353 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,747 ▼ -0.19% ETH $2,732 ▼ -0.31% XRP $1.5920 ▲ +4.16% SOL $117.3400 ▲ +0.5%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.93 ▼0.65 % ARI 4,353 ▼0.53 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.93 ▼0.65 % ARI 4,353 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore

Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna–Velipojë është përzgjedhur si zonë pilot për zbatimin e një modeli të ri evropian të menaxhimit bregdetar. Projekti “COASTRUST”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg Euro-MED, synon vendosjen e një strategjie inovative për Kujdestarinë Mjedisore Bregdetare.

Në Shkodër, përfaqësues të institucioneve vendore, ekspertë të mjedisit dhe grupe interesi u mblodhën për të diskutuar konkretisht mënyrën se si kjo strategji do të zbatohet në terren. Ekspertët theksojnë se përzgjedhja e zonës së Lumit Buna–Velipojë nuk është rastësore pasi biodiversiteti i pasur i këtij territori përballet prej vitesh me presione të vazhdueshme nga aktivitetet njerëzore.

“Peshkimi i ndaluar dhe mbi peshkimi në zonën e Bunës dhe atë bregdetare kanë dëmtuar rezervën peshkore dhe janë vet peshkatarët që e ndjejnë këtë zvogëlim të sasisë së peshkut që kapin”, u shpreh Zamir Dedej, ekspert i mjedisit.

Projekti synon të krijojë një model bashkëpunimi mes pushtetit vendor, institucioneve përgjegjëse dhe komunitetit lokal, me qëllim menaxhimin më të qëndrueshëm të burimeve dhe mbrojtjen afatgjatë të kësaj pasurie natyrore.

“jemi duke promovuar një model të ri kujdestarie për zonën bregdetare për të vazhduar më tej me akte konkrete që zbatohen në terren”, tha Genti Kromidha, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

Zona Lumi Buna–Velipojë, si pjesë e rajonit mesdhetar, përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme biodiversiteti, por njëkohësisht është e ekspozuar ndaj shfrytëzimit të tepërt të burimeve nga aktivitetet njerëzore që po çojnë drejt degradimit të ekosistemeve dhe humbjes së specieve në nivele shqetësuese

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.