🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,615 ▲ +0.81% ETH $2,328 ▼ -0.16% XRP $1.5345 ▲ +0.36% SOL $94.9000 ▼ -1.07%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Buquicchio: Reforma e gjyqësorit, e rëndësishme për Shqipërinë

Reforma gjyqësore është e rëndësishme për Shqipërinë, për të mundësuar zhvillimin shoqëror të vendit.

Presidenti-i-Komisionit-te-Venecias-te-Keshillit-te-Europes-Gianni-Buquicchio-ne-konferencen-per-shtyp-Foto-Flor-Abazi-1Kështu deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias.

Buquicchio u shpreh se ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, me personalitete politike të mazhorancës dhe opozitës, Gjykatën Kushtetuese, me akademinë dhe me komunitetin diplomatik. Kjo , theksoi Buquicchio, “më mundësoi të fitoj një kuptim më të qartë të situatës në Shqipëri”.

Sipas tij, “dy janë çështjet kryesore që janë diskutuar: reforma e gjyqësorit dhe dekriminalizimi i parlamentit”.

“Reforma e gjyqësorit  është një prioritet i lartë për Shqipërinë. Ajo është e domosdoshme për të mundësuar një zhvillim demokratik dhe ekonomik, si dhe integrimin në BE. Një reformë jetëgjatë dhe e suksesshme mund të arrihet vetëm në bazë të një dialogu konstruktiv dhe të përgjegjshëm mes forcave parlamentare dhe me konsultime të mjaftueshme me shoqërinë civile dhe me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Koha është thelbësore, por reformat nuk duhet as të nxitohen dhe as të zvarriten. Komisioni i Venecias ka rënë dakord për të marrë pjesë në punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën e gjyqësorit”, tha Buquicchio.

Ndërsa për dekriminalizimin e parlamentit, Buquicchio theksoi se, “ mund të arrihet nëpëmjet një reforme legjislative që do të aplikohej për organet e ardhshme zgjedhore. Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndihmojë, duke organizuar një shkëmbim mendimesh midis forcave politike shqiptare dhe ekspertëve ndërkombëtarë nga vende me përvojën e përshtatshme në këtë fushë”.

Presidenti i Komisionit te Venecias te Keshillit te Europes, Gianni Buquicchio ne konferencen per shtyp Foto Flor Abazi
Presidenti i Komisionit te Venecias te Keshillit te Europes, Gianni Buquicchio ne konferencen per shtyp

Sipas tij, “qëllimi i këtyre reformave është që të promovojë ecjen përpara të shoqërisë shqiptare. Për të arritur këtë objektiv, është e nevojshme që të kapërcehet kultura politike e përçarjes dhe e konfrontimit që mbizotëron aktualisht”.

Buquicchio u shpreh se në Shqipëri nuk mungojnë juristët, por atëherë pyeti ai, pse autoritetet shqiptare duhet t’i drejtohen institucionit të Venecias?  “Mendoj se kjo bëhet pasi mund të ndihmojmë vendin tuaj për të kapërcyer këtë situatë konfliktuale. Komisioni i Venecias ka ardhur jo vetëm për eksperiencën e madhe, por edhe për kompetencën dhe asnjëanësinë që ka. Për demokracitë e reja është e nevojshme të jetë dikush që të thotë të vërtetën. Komisioni i Venecias nuk është institucion politik dhe nuk i përket asnjë krahu. Ne jemi për shoqërinë shqiptare të tërë. Duhet zhvillim i kulturës politike”.

I pyetur nëse gjatë takimeve me autoritetet shqiptare i është premtuar se reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus, Buquicchio theksoi se, “kam pasur disa takime dhe fjalët që kanë dominuar kanë qenë dialogu, konstruktiviteti madje është folur edhe për konsensus. Konsensus nuk do të thotë unanimitet. Kur ka unanimitet në politikë, nuk ka kurrë rezultat. Por demokraci do të thotë që duhet respektuar dhe pakica”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.