🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,976 ▲ +0.04% ETH $2,240 ▼ -0.28% XRP $1.1590 ▼ -0.74% SOL $89.3200 ▼ -0.75%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Burgjet e Shqipërisë si dyqane celularësh/ Bastisen qelitë e Shkodrës: Ja sa telefona u gjetën!

Një operacion i befasishëm i shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka zbuluar tre aparate celulare në qelitë e IEVP Shkodër, të cilat janë sekuestruar menjëherë dhe ka nisur puna për zbulimin e të burgosurve që i posedonin.

Gjatë kontrollit në godinën 2, raportohet se janë gjetur tre aparate celulare dhe konkretisht në ambientet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Ndërkohë, në lavanderi u gjetën 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular iPhone së bashku me dy fisha karikimi.

“Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Institucionet e vuajtjes së dënimit u janë nënshtruar prej dy javësh kontrolleve të rrepta, pas publikimit të një video nga gazetari Flamur Vezaj, ku shfaqeshin disa të dënuar në qelitë e Durrësit, duke festuar dhe në dorë mbanin aparate celulare.

Pothuajse në të gjitha burgjet janë gjetur telefona, pije alkoolike dhe pajisje e sende të tjera të ndaluara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.