🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,876 ▲ +0.92% ETH $2,540 ▲ +1.25% XRP $1.4162 ▲ +0.83% SOL $112.2300 ▲ +2.08%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Nuk mori urime nga partitë simotra, Berisha: Ka një lloj reciprociteti. Rizgjedhja ime në krye të PD-së, ditë historike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi të shtunën si “një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri”, pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me mungesën e mesazheve publike të urimit nga krerët e partive simotra ndërkombëtare pas rizgjedhjes së tij.

Berisha tha se ka marrë urime nga miqtë e tij dhe se pret ende urime të tjera, ndërsa shtoi se vetë nuk është ndër politikanët që dërgon shpesh urime publike.

“Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri që ka mbetur vetëm në opozitë. Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata të cilët iu përgjigjën pas një propagande agresive të pafund të mafies shtetërore”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të dëmtuar opozitën, duke deklaruar se në garë janë përfshirë edhe ish-eksponentë të Partisë Demokratike që sipas tij “kërkojnë të sjellin Edi Ramën”.

“Pra, ajo ka qenë ditë e historisë. Tani përsa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jemi të sinqertë, nuk mund të them se unë jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.