☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,839 ▲0.21%
DOW 48,082 ▼0.21%
NASDAQ 22,968 ▲0.64%
NAFTA 97.92 ▲0.05%
ARI 4,806 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,011 ▲ +3.29% ETH $2,248 ▲ +3.8% XRP $1.3533 ▲ +2% SOL $84.9700 ▲ +4.02%
S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 % S&P 500 6,839 ▲0.21 % DOW 48,082 ▼0.21 % NASDAQ 22,968 ▲0.64 % NAFTA 97.92 ▲0.05 % ARI 4,806 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bushati dhe Tahiri, takim me komunitetin shqiptar në Greqi

Në kuadër të vizitës në Selanik, ministrat Ditmir Bushati dhe Saimir Tahiri zhvilluan një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Greqinë e Veriut. Ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm vlerësuan rolin e pazëvendësueshëm të komunitetit shqiptar në Greqi, si një urë solide në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çmuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre 25 viteve.

Ministrat Bushati dhe Tahiri i njohën të pranishmit me ligjin “Për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”. Kjo nismë do të krijojë mundësinë për të pasur të dhëna konkrete dhe të besueshme për të gjithë shqiptarët me banim jashtë vendit, mbi shtrirjen e tyre gjeografike dhe strukturën demografike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve që do u ofrohen.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati paraqiti prioritetet e reformës së shërbimeve konsullore, duke vënë theksin në rishikimin tërësor të politikave tarifore për shërbimet që ofrohen në sportelet konsullore, i cili ka rezultuar në uljen e dukshme të kostove për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Krahas rritjes së aksesit të publikut për informacion, kjo reformë synon gjithashtu zgjerimin e gamës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve konsullore.

Iniciativa për dhënien e certifikatave pranë sporteleve tona konsullore që aplikohet në Itali është vetëm fillimi i një përpjekjeje që do të pasohet nga projekti i “Konsullatës Digjitale”, i cili synon që një pjesë e mirë e shërbimeve konsullore të ofrohen brenda një platforme online, duke modernizuar kësisoj shërbimin, duke rritur transparencën, aksesin ndaj informacionit dhe duke shkurtuar procedurat.

Ministri Bushati shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të punuar së bashku me palën greke që të njëjtin shërbim për lëshimin e certifikatave të lindjes, familjare, të martesës dhe të vdekjes për shtetasit shqiptarë që ofrohet në Konsullatat tona në Itali, të ofrohet edhe në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.