Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 92.14 ▲4.55%
ARI 4,374 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,594 ▼ -0.31% ETH $2,150 ▲ +0.01% XRP $1.4143 ▼ -0.7% SOL $91.1300 ▲ +1.07%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,374 ▼0.75 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,374 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati takon Steinmeier: Vettingu të çohet deri në fund

Pas marrjes së rekomandimit shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka nisur takimet, ku në Berlin është takuar me homologun gjerman Frank- Walter Steinmeier. Takimi në Gjermani vjen një javë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin.

Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë takim ishin mbështetja e Gjermanisë për procesin e reformave dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, interesi i veçantë dhe kontributi i Gjermanisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, Procesi i Berlinit, dhe koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.

Ministri Bushati shprehu vlerësimin për vëmendjen dhe mbështetjen e treguar nga Gjermania për integrimin e Shqipërisë në BE. “Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë viteve të fundit, Europa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Cka ndihet edhe më tepër në Europën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmëndja dhe lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe qëndrueshmërie”, është shprehur Bushati.

Më Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal më pas në vendosmërinë dhe hapat konkrete që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të arritur një progres të vazhdueshëm në procesin e integrimit duke u ndalur veçanërisht në nevojën për zbatimin e ligjit të Vetting-ut dhe për të vijuar me vendosmëri në çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

“Miratimi i reformës është shprehje e një zhvillimi dhe e një konsolidimi të brendshëm politik dhe kjo çon në konstatimin se Shqipëria, çka nuk pritej nga shume persona në Gjermani, është shndërruar në një spirancë stabiliteti në vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe është një partner i ngushtë jo vetëm i të gjithë europianëve së bashku por edhe për Gjermaninë”, është shprehur z. Steinmeier.

Dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përfocuar mes vendeve te rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.