☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,230 ▼ -0.11% ETH $2,512 ▲ +1.79% XRP $1.3641 ▲ +0.91% SOL $101.6600 ▲ +1.76%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj analitik të publikuar më 23 Mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e vazhdueshëm të agjencisë në stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë.

S&P vlerëson se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve të energjisë.

Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.7% për vitin 2025 dhe mbi 3% për periudhën 2027-2029. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes ekonomike. Flukset e shërbimeve të nxitura nga turizmi kanë forcuar strukturalisht pozicionin e jashtëm të Shqipërisë, duke ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente në shifra të ulëta njëshifrore.

Në aspektin e financave publike, S&P parashikon një deficit buxhetor prej rreth 2.4% të PBB-së në vitin 2026, paksa mbi objektivin 2.3% të autoriteteve për shkak të supozimeve paksa më të ulta të rritjes ekonomike për 2026.

Gjatë periudhës afatmesme, agjencia parashikon që deficitet të jenë mesatarisht rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2029 dhe borxhin publik të stabilizohet pranë 50% të PBB-së nën kuadrin fiskal të ankoruar nga Ligji Organik i Buxhetit. Kjo qasje e matur fiskale do të sigurojë stabilitetin e vazhdueshëm të financave publike.

Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është progresi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku Shqipëria ka hapur tashmë të gjitha kapitujt negociues të “acquis-it” të BE-së, duke shënuar një gur kilometrik të rëndësishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Rezervat valutore të Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm, duke u rritur në 8.7 miliardë dollarë në Janar 2026, me një rritje prej rreth 33% krahasuar me vitin e kaluar, të mbështetura nga flukset e forta nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte.

Sektori bankar mbetet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë e këqija kanë vazhduar të ulen në 3.85%, duke reflektuar standarde të forta të miratimit dhe rritje të fortë të kredisë.

Konfirmim i vlerësimit nga S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, gjë që reflekton qëndrueshmërinë e fortë ekonomike të vendit dhe menaxhimin më efektiv të politikave.

/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.