☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.07 ▲0.18%
ARI 4,590 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,649 ▲ +0.01% ETH $2,066 ▲ +0.55% XRP $1.3246 ▼ -2.3% SOL $83.3800 ▼ -0.61%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Bust mbretëreshës në HAS, kryebashkiaku: Do ndërtohet me ndihmën e çunave të Londrës

“Krejt djemtë e Hasit kanë ikur në Londër. Më shumë kam atje së në Shqipëri. Ska mbetur kurrkush. Mos me qenë djemtë atje unë dorëzohem!”.

Humbja e mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në moshën 96-vjeçare ka prekur edhe banorët e Hasit.

Ata e kanë përjetuar ndarjen nga jeta të saj si të ishte pjesë e familjes, e për këtë mbretëresha Elizabet duhet të nderohet dhe respektohet në Has.

Krahas figurave historike shqiptare, qendrës së qytetit të Hasit pritet t’i bashkohet edhe busti i mbretëreshës Elizabet me propozim të bashkisë së Hasit dhe ndihmën e emigrantëve që jetojnë në Angli.

“Busti do të bëhet nga të ardhurat e emigrantëve. Ata kanë shprehur vullnetin më të lartë për të mbështetur këtë ide si shenjë mirënjohje për atë figurë, e cila i ka ndihmuar hasianët duke gjetur strehën e tyre në atë shtet, duke e quajtur si atdheun e dytë. Në momentin që marrim miratimin nga Ambasada e mbretërisë së bashkuar që ndodhet në Shqipëri do të marrim vendimin si këshill bashkiak dhe besoj brenda pak muajve do ta vendosim në qendër të Hasit”, tha Liman Morina, kryetar Bashkisë Has.

Rruga kryesore ku pritet të përshëndesë mbretëresha Elizabeth banorët e mbetur të Hasit është përcaktuar krah edhe bizneseve të qytetit që të krijojnë idenë se je në Angli.

“Më ka ardhur keq për vdekjen e saj si për çdo njeri, por për të pak më shumë. Se krejt fëmijët tanë janë andej e na duket sikur ajo ka qenë faktor që i ka ndihmuar”.

Profesori i matematikës Mehmet Peçaku tregon se të katërt fëmijët i jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai banon i vetëm me bashkëshorten në Has. Ndaj është momenti sipas tij që Hasi të fisnikërohet me mbretëreshën Elizabet me zemër të madhe.

“Në shenjë respekti që i ka mbajtur këta njerëz se mund t’i përzente. Është vlerë e madhe për hasin. Për zonën tonë Anglia është atdhe i dytë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.