☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,424 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,985 ▼ -2.57% ETH $2,072 ▼ -3.5% XRP $1.3711 ▼ -2.2% SOL $86.7900 ▼ -4.48%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Buxheti 2017, qeveria ngurtëson 22 mln euro nga investimet kapitale

Shpenzimet kapitale janë më të riskuarat për shkurtim vitin e ardhshëm, nëse të ardhurat e programuara nuk do të grumbullohen sipas parashikimeve.

Ligji i buxhetit të 2017 ka sanksionuar se një fond prej 3 miliardë lekësh ose më shumë se 22 milionë euro do të qëndrojë i ngrirë si një kontingjencë për të mbrojtur deficitin buxhetor nga një mosrealizim i mundshëm i të ardhurave.

Për vitin 2017, investimet publike janë planifikuar në masën 4.8% e PBB ose 76 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliardë lekësh, si dhe mbështetjen buxhetore për Sektorin e Energjisë prej 1.5 miliardë lekësh). Ministria e Financave argumenton se, në planifikimin e investimeve për vitin 2017 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm të trashëguara nga viti 2013 dhe më parë.

Për sa i takon strukturës së investimeve në raport me statusin e projekteve të programuara për financim, vlerësohet se rreth 84,9% e vlerës së investimeve gjithsej të planifikuar në PBA për vitin 2016 shkon për financimin e projekteve në vazhdim.

Edhe më 2016 u ndoq e njëjta praktikë, kur qeveria  ngriu 2.5 miliardë lekë, rreth 18 milionë euro nga shpenzimet kapitale, të cilat u hoqën nga fondi i investimeve në ndryshimet që ju bënë buxhetit të shtetit gjatë shtatorit me aktin e parë normativ.

Shpenzimet kapitale për vitin 2016 do të arrijnë shifrën më të ulët në dekadën e fundit, në pak se 60 mld lekë.

Me gjithë fondet në ulje vit pas viti, edhe ato nuk po mund të realizohen. Qeveria e ka shndërruar në traditë shkurtimin e fondeve të investimeve në mes të vitit. Edhe këtë vit, plani i investimeve publike shkurtoi fondet për këtë zë. Por gjithashtu nuk ka edhe një përdorim eficent të tyre.

Ministria e Financave  ka ngritur njësinë e re të politikës fiskale, e cila ka marrë rolin udhëheqës për të adresuar dobësitë në të ardhura në  parashikimin dhe monitorimin e tyre. Kjo njësi do të zhvillojë një anketë për mënyrën se si janë shpenzuar taksat. Sondazhi do të përfshijë edhe një arsyetim dhe një vlerësim të efikasitetit për secilin zë shpenzimesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.