Politika

Bylykbashi: Kuvendi, zyrë legalizimi e antikushtetutshmërisë

Teksa Këshilli i Mandateve është mbledhur për të shqyrtuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës, opozita po zhvillon protestën përpara kuvendit. Në fjalën e tij gjatë kësaj proteste Oerd Bylykbashi u shpreh se Kuvendi është kthyer në legalizimi të antikushtetutshmërisë së Ramës, me synimin për të goditur opozitën.

“Kjo që po ndodh sot në këtë godinë është turpi që kurrë nuk ishte menduar. Rama mendon se  i vetmi bastion që i ka mbetur për të thyer pasi ka vënë në thundër drejtësisë, është opozita dhe duhet goditur opozita te kreu i saj, te Sali Berisha i cili nuk është vetëm kryetar i saj po lider i opozitës. Me këtë goditje mendon që thuhet opozita, por kjo nuk ka shans të ndodhë. Sot kuvendi mund të kthehet në zyrë legalizimi të antikushtetutshmërisë së Ramës. Detyra jonë është ta vëmë përpara Ramën që të kthehet liria e demokracia dhe fëmijët tanë të mos ikin”

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer parlamentin në shtupë për të fshirë tryezën me  thërrimet e korrupsionit.

“Në këto 10 vjet u zhbënë të gjitha ata që demokratët e socialistët e ndershëm me zor erdhën tek ai moment kur pushteti ndërrohet me votë. Vrau parlamentin. Parlamenti sot është një shtupë për të fshirë tryezën me  thërrimet e korrupsionit, se llokmat e mëdha i merr kryeministri. Sjell ligje për të miratuar afera korruptive. Mos guxojë prokuroria se ka miratuar me ligj Rama”.

Sipas tij Rama vrau zgjedhjet dhe të drejtat kushtetuese të shqipatrëve.

“Vrau zgjedhjet, ose i blen me votë ose i bën presion mos dalin ët votojnë ose me vendin e punës, me të gjitha mënyrat për të zhdukur të drejtën e votës së shqiptarëve. Bleu mediat, ushtroi trysni mbi mediat. Sot arrestohet gazetari, përdoret sistemi i drejtësisë, diku bëhen presione për t’i mbyllur gojën gazetarit. Ka rënë kushtetuta dhe të gjitha të drejtat e qytetarëve, e drejta e pronës, e drejta për të bërë biznes të lirë. Kush guxon sot të bëjë biznes i lirë pa u ardhur taksidarët e Ramës? Nëse bien ndarjet e pushteteve është shumë e lehtë që t’ju vijë policia taksidari e banditi gjithkujt që mendon se duke ndenjur me telekomandë në dorë do të ketë shpëtim? Jo”.

Bylykbashi u thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër qeverisjes së Ramës.

“U desh vetëm një brez që Rama të vrasë lirinë e demokracinë. Është detyra jonë të reagojmë. Po nuk reaguam të gjithë bashkë, sot jemi kaq e çdo ditë e më shumë detyra jonë është t’ia bëjmë të pamundur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button