Kronika
Byroja Kombëtare e Hetimit, ambasadori Lu takon Ilir Metën
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu mëngjesin e sotëm ishte në Kryesinë e Kuvendit, në një takim me Ilir Metën.
Takimi bëhet një ditë pas debateve në parlament, për krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kreu i LSI ftoi opozitën ta depozitojë në kuvend sipas rregullores, për ta kaluar në votim.
Ngritja e Byrose Kombetare te Hetimit do të hetoje korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe është një nga prioritetet e ambasadës amerikane për këtë vit.