☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.94 ▲8.67%
ARI 4,736 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,032 ▼ -0.99% ETH $2,191 ▼ -1.4% XRP $1.3265 ▼ -0.65% SOL $81.8200 ▼ -0.97%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.94 ▲8.67 % ARI 4,736 ▼1.07 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.94 ▲8.67 % ARI 4,736 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

“Cabin OK”, 7 gjëra që duhet të dimë për bagazhet tona në avion

Pasi Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) lancoi në 71-vjetorin e krijimit të saj nismën “IATA Cabine OK”, një sërë debatesh lindën në internet. Kjo nismë do të thotë që njerëzit mund të marrin një çantë që të vendoset në kabinë, mbi kokat e tyre, të certifikuar me logon “Cabine OK”.

Kjo solli edhe një sërë debatesh në media lidhur me ndryshimet që do të prekin 260 linjat ajrore globale.

Prodhuesi gjerman i valixheve, Rimovva, ka kërkuar të distancohet nga ky debat, duke u shprehur se kompania nuk mbështet ndonjë përpjekje për të zvogëluar madhësinë e bagazheve.

“Pasagjerët me bagazhet me logon ‘Cabin OK’ mund të udhëtojnë me siguri më të madhe, dhe do të pranohen nga linja ajrore të ndryshme. Ato kanë dhe një tjetër përfitim, çantat me këtë logo do të kenë një prioritet për të qëndruar në kabinë, kuptohet aq sa është kapaciteti i kabinës”, thotë IATA.

IATA jep 7 pika që të gjithë udhëtarët duhet t’i dinë për bagazhet e tyre:

1. Cabin OK është një udhëzues i industrisë dhe nuk është një standard i ri.

2. Udhëzuesi nuk kërkon të ripërsërisë kufirin e madhësisë së bagazheve të linjave ajrore.

3. Cabin OK është një përmasë e mirë për bagazhet, por jo maksimumi.

4. Cabin OK u jep pasagjerëve sigurinë se bagazhet e tyre do të pranohen në kabinë. Shumica e avionëve nuk kanë hapësirë të mjaftueshme mbi kokën e pasagjerëve për të mbajtur çanta.

5. Nuk ju duhet të blini një çantë të re. Por valixhen tuaj të madhe nuk mund ta mbani në kabinë.

6. Udhëzuesi i Cabin OK nuk është një skemë e gjenerimit të të ardhurave të kompanive ajrore.

7. Plani është për të ndihmuar stafin e aeroportit që të dinë se cilat valixhe të vendosin.

Qëllimi i kësaj nisme të IATA është që reduktojë numrin e kontradiktave mes pasagjerëve dhe stafit lidhur me bagazhet që lejohen në kabinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.