🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,726 ▲0.4%
DOW 47,103 ▲0.33%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,011 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,277 ▲ +0.77% ETH $2,329 ▲ +1.11% XRP $1.5256 ▲ +1.11% SOL $94.3000 ▲ +0.6%
S&P 500 6,726 ▲0.4 % DOW 47,103 ▲0.33 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,011 ▲0.17 % S&P 500 6,726 ▲0.4 % DOW 47,103 ▲0.33 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,011 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Europa

Cameron fiton në debat. Përballja e parë me liderin e opozitës, laburistin Miliband

Kryeministri konservator britanik, David Cameron, ka fituar debatin e parë televiziv me udhëheqësin e opozitës laburiste Ed Miliband. Sondazhet pas debatit tregojnë për një performancë më të mirë nga kryeministri, i cili, sipas një sondazhi të ‘The Gurdian/ICM’, fitoi me 54%, krahasuar me 46% për Miliband.

cameron-milibandTë dy udhëheqësit patën intervista të veçanta njëri pas tjetrit dhe më pas me pyetje-përgjigje nga një audiencë në studio. Cameron e pranoi se kishte bërë gabime gjatë mandatit të parë, si për çështjen e emigracionit dhe mos-shkurtimin e deficitit sa duhet, por kërkoi nga votuesit të vazhdonte punën për rigjallërimin e ekonomisë.

Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës tha se kishte sfiduar shpesh kritikët e tij dhe ishte nënvlerësuar gabimisht nga shtypi i djathtë britanik. Ai parashikoi se do të fitonte shumicën e nevojshme, pavarësisht se ndodhen në shifra të barabarta në sondazhet e opinionit publik.

Miliband, i biri i një intelektuali markist belg me origjinë polake, dhe i diplomuar në Oksford, shpesh është konsideruar si një përgjegjësi elektorale për laburistet sesa aset. Zgjedhjet e 7 majit mendohet se janë zgjedhjet më të paparashikuara dhe më të vështira, të cilat pritet të çojnë në një Parlament që do të ketë një diferencë minimale mes partive kryesore, të cilat do të duhet të varen nga koaliconet me nacionalistët skocezë apo euroskeptikët e partisë antievropiane UKIP.

Në debatin 90 minutësh, të dy politikanët hodhën shortin me një monedhë, ku udhëheqësi i opozitës fitoi, por vendosi të flasë i dyti duke thënë fjalën e fundit në debat.

Do të ketë edhe tre debate të tjera televizive gjatë 40 ditëve që kanë mbetur ku kryeministri do të marrë pjesë në dy syresh dhe udhëheqësi i opozitës në tre, për  betejën për të fituar çelësat për Downing Street numër 10.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.