Bota

Paralajmërimi i Medvedev/ Stoltenberg-Moskës: Trajnimi F-16 për pilotët ukrainas nuk e bën NATO-n palë në konflikt

Trajnimi i pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA nuk e bën NATO-n palë në konflikt, ka thënë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
Në një komunikatë për mediet, pak pas paralajmërimit të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev se sa më shumë armë shkatërruese merr Ukraina nga Perëndimi, aq më i lartë është rreziku i “apokalipsit bërthamor”, Stoltenberg tha se: “Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes… Ne e ndihmojmë Ukrainën ta mbajë këtë të drejtë.”
“Kjo nuk i bën NATO-n dhe aleatët e NATO-s palë në konflikt.”- tha ndër të tjera Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button