☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,557 ▼0.75%
DOW 45,816 ▼0.45%
NASDAQ 21,850 ▼1.09%
NAFTA 97.27 ▲1.8%
ARI 4,588 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,966 ▲ +0.66% ETH $2,138 ▲ +1.14% XRP $1.4406 ▲ +0.47% SOL $88.9700 ▲ +1.68%
S&P 500 6,557 ▼0.75 % DOW 45,816 ▼0.45 % NASDAQ 21,850 ▼1.09 % NAFTA 97.27 ▲1.8 % ARI 4,588 ▼0.39 % S&P 500 6,557 ▼0.75 % DOW 45,816 ▼0.45 % NASDAQ 21,850 ▼1.09 % NAFTA 97.27 ▲1.8 % ARI 4,588 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Çela: Akuzat për borxhin, PD e painformuar ose dashakeqe

Administratori i OSHEE bëri bilancin e ecurisë së arkëtimeve dhe humbjeve të kompanisë duke publikuar edhe treguesit e 3 mujorit të parë të 2016.

Çela thotë se niveli i arkëtimeve pa llogaritur kamatvonesat në vitin 2015 është rritur në 87 përqind, ndërsa niveli i humbjeve në rrjet është reduktuar në 31.3 për qind.

“Kjo ecuri pozitive vazhdon edhe ne tremujorin e pare te vitit 2016 kur uljet janë në nivelin e 31.4 për qind”, tha Çela.

Administratori i OSHEE iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike sipas të cilave kompania ka akumuluar një borxh të ri prej 13.29 mld lekësh për një vit.

“Këtu ka një pasaktësi që është krijuar ose nga padija ose qëllimisht. Në llogaritje të borxhit ata llogarisin edhe faturën e lëshuar të muajit dhjetor, e cila arkëtohet gjatë muajit janar dhe në vazhdim. Pra, asaj fature që është rreth 5.8 mld lekë e faturuar e muajit dhjetor, ato e llogarisin borxh”, tha Çela.

Lidhur me akuzat për mbifaturime, Cela thotë se në rang vendi kanë qenë rreth 38 mijë ankesa prej të cilave 17 mijë i përkasin viteve 2007-2013. Gjatë tre mujorit të parë të 2016 numri i ankesave është 8300 ose 50 për qind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe në 95 % të rasteve sipas kreut të OSHEE procedurat e shqyrtimit janë kryer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.