☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.04 ▲0.65%
ARI 4,720 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,547 ▲ +1.32% ETH $2,126 ▲ +3.01% XRP $1.3428 ▲ +1.55% SOL $84.0600 ▲ +0.82%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Çelen amerikanët: Palmer jep afatin e bisedimeve dhe për karrigen e Kosovës në OKB

Ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili qëndroi për vizitë në Prishtinë dhe Beograd para disa ditësh, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në OKB është qëllimi i negociatave Kosovë – Serbi. Ai ka përmendur edhe afatet rreth Marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Palmer, megjithatë, ka thënë se nuk ka ndonjë datë të precizuar se kur Kosova do të mund ta fitojë karrigen në OKB.

“Sigurisht që ky është qëllimi ynë. Nuk kam afat kohor për këtë, anëtarësimi në OKB është proces i komplikuar, kërkohet kohë që të arrihet, por integrimi i Kosovës në sistemin ndërkombëtar është duke vazhduar, shpresoj se do të përshpejtohet dhe që Kosova në një periudhë të shkurtër do të jetë anëtare e OKB-së, por edhe një herë, nuk kemi ndonjë afat të caktuar, datë të dëshiruar për këtë, pra sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë Palmer.

Diplomati amerikan ka folur edhe për afatin e bisedimeve për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, duke thënë se nëse kjo do të arrihej deri në fund të vitit do të ishte e shkëlqyeshme.

“Kur është fjala për kornizën kohore, a mendoj se normalizimi duhet të arrihet deri në fund të vitit- do të ishte e shkëlqyeshme, mendoj se ka shans për progres të rëndësishëm deri në fund të vitit 2018 nëse dyl palët i kthehen me përkushtim procesit. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të bisedohet më gjatë. Shpresoj që të dyja palët do të munden të arrijnë përparim, mendoj se kjo është e mundur, por nuk dua të vendos afat përfundimtar – në kuptimin që dy palët duhet që deri më këtë datë të gjejnë zgjidhjen ose duhet ta gjejmë një zgjidhje tjetër. Do të jemi në këtë proces aq sa duhet”, ka thënë Palmer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.